FORUMI I GJIMNAZISTEVE

To be a star, you must shine your own light, follow your own path and don't worry about the darkness for that is where stars shine the brightest.

Who is online?

In total there are 5 users online :: 0 Registered, 0 Hidden and 5 Guests :: 1 Bot

None


[ View the whole list ]


Most users ever online was 117 on 22.02.11 19:06

RSS feeds


Yahoo! 
MSN 
AOL 
Netvibes 
Bloglines 

Poll

vlersojeni kte forum nga 1 ne 10.
16% 16% [ 74 ]
4% 4% [ 19 ]
4% 4% [ 19 ]
4% 4% [ 18 ]
5% 5% [ 25 ]
5% 5% [ 23 ]
6% 6% [ 28 ]
7% 7% [ 31 ]
8% 8% [ 37 ]
42% 42% [ 197 ]

Total Votes : 471

December 2016

MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar


    histori romantike...

    Share

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 16.05.08 10:19

    Ne enderr si nje mankth me vjen. Qan, qesh dhe
    luan me mua... Iken vjen pa me then asnje fjale. Tashme ke ikur... Por
    kur do te vish perseri? Ndoshta neser...? Po nuk erdhe neser...?
    Ndoshta pasneser... Dhe e di qe do vish dhe te pres me lot ne sy...
    Vall me te vertet do te vish pa ikur perseri?! Ike duke me dhuruar
    dhimbjen si kujtim... Edhe pse se doja duhet ta pranoja. Tashme vetem
    per dicka te falenderoj... Se ti me mesove cishte dashuria.
    Faleminderit per gjithcka, qofte dhimbje lot nete pa gjum gezime
    dashuri... Nese svjen ne kete bote... Nje cope parajse do ta ruaj per ty
    une
    tani nuk e di se cpo ndodh pa ty qe nga dita e ndarjes sone lotet kane
    zene vend ne syte e mi. nuk mundem ti ndal dot edhe pse e di dhuem mire
    qe jane te pa merituar. me kujtohen shume gjera njehohesisht... shume
    momente qe nuk mund ti harroj shume caste qe me bejne te vuaj. mendova
    se ndarja do me bente te te harroja por nuk po ndodh aspak keshtu.
    perkundrazi! ajo po me ben te te dua me shume po me shton me shume ate
    mall te zjarrte qe kisha kohe qe e ndjeja. e di mire qe po mundohesh te
    ndertosh nje jete te re atje... larg nga te gjithe nga gjithcka dhe nga
    une.. te uroj me gjithe forcen e shpirtit te jesh e lumtur... ndoshta
    kete fat te ka rezervuar jeta! por kur ti te jetosh ate jete te re kur
    te kesh prane dike tjeter ktheje edhe njehere koken nga e shkuara... me
    co njeher neper mend sepse kujtimi im nuk eshte vrases per ty... ajo do
    te jete thjesht nje aventure e bukur e moshes! mos u mendo se sime bere
    te vuaj aq shume as mos u pendo! rri e qete sepse une te dua me gjithe
    shpirt e te kam falur gjithcka... vetem mendo se dikur kam qene e
    shkuara jote se zemren time ta fala krejtesisht ty! do te ndihesha me
    mire nese ti nje dite do te ndjeje pak nostalgji per ndjenjen tone
    qofte edhe per nje cast te vetem. Vetem mendo se diku larg hapesires qe
    na ndan eshte nje shpirt qe vuan per ty qe do te te prese perjetesisht!
    eh! malli me ka mbytur... ne cdo cast me del fytyra jote. me kumbojne
    ne vesh fjalet dhe premtimet e tua! ne cdo enderr me shfaqesh duke
    buzeqeshur sapo zgjohem kuptoj se ishte thjesht enderr e bukur dhe me
    pas trishtohem... qaj mbytem me lot se me duket sikur keshtu do te
    kthej serisht por ky eshte vetem nje pretekst per te jetuar ne
    genjeshtra per tu shmangur realitetit te hidhur qe po me shkaterron pak
    nga pak. tani jemi vertdet larg dhe une prane kam vetem kujtimet e cdo
    dite qe kemi kaluar bashke... prane kam vetem mallin qe me djek e
    pervelon ashtu si llava e nje vullkani qe shkaterron cdo gje qe ka
    perpara. ashtu dhe malli qe kam per ty nuk po me le te jetoj jeten time
    me ben te hedh poshte cdol mundesi per te qene i lumtur... ndoshta
    heren tjeter qe do te shihemi do te kesh ne krah dike tjeter dhe nga
    une ndoshta sdo ti kthesh syte as
    per te me pershendetur. ndoshta
    do te kesh harruar se dikur kam ekzistuar ne jeten tende dhe kjo do te
    jete tronditja qe do te me shkaktoje me shume dhimbje... e megjithate
    une do te jem serisht ai qe do te shoh nga larg lumturine tende por
    kurre nuk do te behem nje i trete ne lidhjen tuaj sepse ti ndoshta do
    te ndjesh per ate pasion te mallshem qe me bere ta jetoj vetem ti...
    une nuk dua te vuash e te ndjesh te njejten dhimbje te cilen dikur ma
    bere ta jetoja... une do te kenaqem vetem me lumturine tende sepse
    keshtu te pakten do te jem me i qete. duhet te mesohem me humbjen
    tende, me idene se nuk od te jesh kurre e imja, por nuk mundem te te
    mos mendoj qofte edhe per nje cast te vetem, sepse ti je kudo... ne cdo
    lot trishtimi je ti, ne cdo cast dhimbje je ti... je kudo , ne cdo
    pjese te qenjes sime, por teper larg dhe e pa arritshme... je thesari
    me i cmuar qe nuk munda ta kem kurre, mbreteresha e mbreterise DASHURIA
    ne te cilen nuk mund te jem as sherbetor... tani LAMTUMIRE pergjithmone
    dashuria ime e paarritshme! "Lamtumire" dashuria ime e pamundur...

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 16.05.08 10:19

    • I kapur ngadale ne rrjetene e padukshme te
    mendimeve te castit qe fanepsen heshturazi mbrapa gjesteve, fjlaeve,
    shikimeve gati-gati te rasteshishme detyrohesh te ulesh ne kolltukun
    lekundes te ndjenjave. I corjentuar nga dicka qe te mungon ne menyre
    therrese, te cilen per cundi nuk e ke patur kurre pyet veten sit e ka
    lindur ai zjarr I fuqishem qe vazhdon te zmadhohet.
    Cfare eshte
    valle ai zjarr cudiberes qe shperthen me nje furi mbinatyrore neper
    vena duke te bere me te prekshem ndaj gjithckaje qe te rrethon, me te
    larte nga ana shpriterore e rizgjuar me nje tjeter fantazi te
    papermbajtur dhe plot nuance te reja? Sa shume te ndryshon ky zjarr, ky
    rebesh yjesh renes ne kthjelltesine e nje nate fantastike vjeshte. Te
    kap papritur duke te te lene pafjale , vetem me nje shije te embel mbi
    muze dhe nje arome te kendshme ne hunde.
    Valle kush e ndez kete
    zjarr ? Ne vete apo...? nje moment, nje cast i vetem dhe gjithcka
    ndyshon. Ashtu teper natyrshem pa asnje mangesi, pa asnje te mete.
    Ndoshta vetem me nje. Njerzimi.
    Valle njeriu eshte tpere primitiv
    per te kuptuar, per te asimiluar per te jetuar kete ndjenje kaq te
    holle? Disa kalojne ne hiperbolizim vetem te skeletit te gjymtuar,
    gjyshem te zbehte, gjysem misterioz, pa [erkur kompleksitetin,
    gjeresine apo thellesine e saj duke u perpjekur te shohin vetem ate qe
    i mjafton atyre per te pare. Dhe nje moment cekulibri heshtin. Te tjere
    te shtyre nga koncepte shtazarake dhe misherore bien ne degradim te
    tejskajshem aq konfuz sa mjafton per mos e kthyer me koken mbrapa per
    te ripare edhe nje here ylberin shumengjyresh qe katandiset ne nje cast
    te shkeputur kohe bardhe-zi. Fakt eshte se kur perballemi me te duket
    sikur asgje nuk mund te na ndihmoje. Duke filluar nga llogarite,
    kompromisat, rruget e shkurta, arsyetimet filozofike, sociologjike,
    llogjike, matematike, biologjike apo poetike. Asgje ! te pakten asgje e
    kriuar nga mendja apo dora e qenies ‘me inteligjente’ qe esthe
    vertetuar se egziston. Njeriu.
    Supozimet jane nga me te shumtat, por
    fakt eshte qe akoma kane mbetur ne stadin e supozimit. Disa teper te
    thjeshta per tu besuar. Te tjera teper te kompikuara per tu kuptuar.
    Ndoshta nje dite do te kuptojme me shume. "Pote germosh me thelle do te
    gjesh uje ». Kjo etja jone per te kuptuar dhe ditur po na mban gjalle.
    Por
    a jemi ne gati per shpjegimine e saj ? Ndonjehere me duket se kjo bote
    mbahet ne kembe nga fshehtesite. Po shpirti yne? Sa pikepyetje qe
    lindin, rriten, fshihen neper skutat apo qoshet e erreta, diku ne mes
    te absurdeve te jetes trondisin shpirtrat tane cdo dite? Cfare do te
    ishim ene pa to?
    Secili prej nesh ka nje lloj marifeti te tijin, per
    tu shmangur te pakten disa momente nga ajo te cilen guxoj ta quaj
    “mbretereshe te ndjenjave” pa u perpjekur te permbledh gjithe
    madheshtine e saj ne nje emer sepse nuk egziston ende nje fjale e
    tille. Ju zbuluat timin! Mos mendoni per tuajin se kam frike se do te
    pyesni veten dhe per sa kohe mund ta perdorni?....

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 16.05.08 10:20

    • Ku do te me cosh kete here? Mendjet e te
    dashuruarve me kane merzitur dhe vetja me duket shume i cuditshem kur
    ndodhem atje. Sot hmm... Sot me zgjidh nje vend te vecante. Pa re ne
    qiell, pa zera te frikshem, pa mendime raskapitese.
    Te duket sikur
    te kerkoj shume? Ndoshta. Ndoshta jo. Sot jam keq. Jam shume i
    ndjeshem. Ndaj te bukures, ndaj te hidhures, ndaj te egres. Eshte
    vertet keq kur ujrat e detit tend shpirteror jane qetesuar mbasi shikon
    me kthjellet, kupton me mire, mendon me qete. Do te pyesesh ku qenron e
    keqja ketu?
    E thjeshte. Pikerisht ne keto momente kur ti mendon se
    cdo gje eshte ne rregull dhe triri i qetesuar behet me largpames,
    kupton kaosin ne te cilin ndodhesh, qe te rrethon, qe po te mbledh
    rrethin cdo dite e me teper duke te shtyre drejt humneres dhe ti sheh
    veten tashme ne buze te saj. Kurse kur mendja jote eshte e zene duke
    kerkuar nje rrugedalje per ti paraprire enderres akoma te parealizuar
    asqe nuk perpiqesh te shohesh me larg hundes tende.
    Ndaj enderr e
    dashur. Mos me ler vetem. Me co diku larg, teper larg. Nqs ka mundesi
    aq larg sa rruga per kthim te vazhdoje deri ne fund te jetes sime. Mos
    kem me asnje cast qetesie, asnje cast qartesie, asnje moment qe te mos
    jem i zene se menduari per veten ose me sakte per endrren time.
    E
    hidhur apo jo? Kjo eshte e verteta te tjerat me duken halucinacione.
    Duhet te zgjedhesh se cfare do te besh. Nje vrapues i pafat qe hesht
    para acarit te akullt qe e pushton cdo dite e me teper per ta
    shnderruar ngadale ne nje cope akulli, me pas ne nje pellg me uje dhe
    ne fund ne nje atom mikroskopik ui qe ngrihet lart ne masen e madhe
    inerte te quajtur ajer.
    Ose ne nje "realist" objektiv qe dita dites
    duket sikur vdes pak nga pak, para cdo zbulimi qe ben mbi te fshehtat e
    medha te natyres se vet....

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 16.05.08 10:20

    • Hap deren e dhomes time dhe pa u menduar hyj
    brenda. Gati-gati ne menyre instiktive. Ajo eshte gjithcka qe mund te
    kerkoj tani ne keto momente. Nje vend i gjithi i imi ku mund te qendroj
    i pangacmuar dhe i vertete. Skuta ime e erret, ku nuk egzistojne
    ngjyrat apo dritat. Gjithcka atje eshte e njete, pa ndryshime. E erret
    per mos u dukur copat e korraces time kur bien poshte pa zhurme. I
    zbuluar nga cdo mburoje por i sigurt, me ndihmojne te ec perpara per
    mos u perplasur neper qoshet e zhvendosuar nga imagjinata ime. E erret
    per mos u ngacmuar nga gjithcka qe me rrethon pa zhurme por qe
    gjithashtu ben hije kur ndodhet ne drite.
    Dhe keshtu hyj brenda duke
    terhequr zvarre kembet qe i ndjej te shkeputura nga pjesa tjeter e
    trungut. Mbyll deren me ngadale dhe filloj renien ne vorbullen e
    fuqishme te boshlleku qe me pushton. Nen efektin e kesaj gjendjeje
    clirohem nga gjithcka dhe forca e rendeses pushon se diskutuari me
    muskujt e mi. Tani mund te shoh pa patur nevoje te hap syte. Shoh vetem
    ate qe duhet te shihet dhe perseri bije dhe bije duke cliruar cdo pike
    mbeshtetjeje. Tani ehste qetesi dhe frymemarja ime me ben shoqeri dhe
    kur cdo paterice largohet prej meje, renia shnderrohet. Tani trupi,
    mendja, shpirti nuk jane me te mite. s'kam pse prek, pse nuhas, pe
    shijoj sepse tani nuk jam vetem. Ajo qe kam kerkuar eshte me mua. Ne
    mua.
    Jashte vetes sime tani udhetoj i cliruar dhe shoh trupin tim
    tek mbyll syte te shkoje poshte. Sa cudi! Gjithcka tani shkon poshte.
    Mos valle bota ne nxitim e siper ka ngaterruar kah? Sa cudi!...

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 16.05.08 10:21

    Dikush ka thėnė se jeta ėshtė njė ėndėrr dhe mė
    e keqja fillon kur fillon tė zgjohesh. Zgjimi ėshtė vdekja e shpejtė
    pasi ēdo gjė ėshtė iluzion.
    Unė nuk e besoj kėtė.Mendoj se ne futim
    nė jetėn tonė ėndrra pa fund, pasione e iluzione. Ka raste kur eci nė
    rrugė symbyllur duke i besuar instinkteve tė mia e pasioneve qė mė
    shtyjnė nė rrugėn e jetės duke me dhuruar buzėqeshje e njė zjarr tė
    brendshėm. Por unė jetoj vėrtet, ndiej .. nuk jam vetėm njė spektator
    pasiv nė kėtė skenė botėrore.
    Shekspiri e ka quajtur teatėr : njė
    iluzion pamor, mashtrim duke u shtirur si personazhe qė ndoshta nuk
    ekzistojnė fare po ne mendojmė se ekzistojnė. Ai ka jetuar shekuj mė
    parė kur pas maskave tė femrave nė teatėr fshiheshin meshkuj qė nuk
    dinin asgjė pėr botėn e femrės. Ajo botė e errėt e fshehur pas mureve e
    fustaneve tė gjatė e korseve mbytėse, botė e femrave kukulla qė linin
    nė duart e meshkujve gjithēka:jetėn e tė ardhmen e tyre.
    Po shpirti
    nuk blehet apo komandohet si njė makinė. Ka disa nyje qė prodhojnė
    shpresa e iluzione tė cilat askush nuk mund ti drejtojė. Natėn kur
    mbyllim sytė ne ėndėrrojmė pa i menduar ėndrrat, thjesht duam tė
    qetėsohemi , tė shplodhim trupin e mesa duket vetėm mes ėndrrash mund
    ta arrijmė paqen.
    Njė buzėqeshje krijohet nė buzėt e njoma tė
    trėndafilta tė njė foshnje kur lundron mes ėndrrash. Tė duket sikur
    bota ėshtė mė e bukur, sikur sheh dritė kudo e yjet shkėlqejnė mė tepėr
    atė natė, vetėm prej njė buzėqeshje tė pafajshme.
    Kur mendon pėr
    dashurinė tėnde, atė qė do mė tepėr nė kėtė botė, atė qė tė bėn tė qash
    e tė qeshėsh pėrsėri mes lotėsh, atėherė mendja jonė kalon si nė njė
    paradė tė vėrtetat dhe iluzionet qė i ke hedhur si njė mantel kėsaj
    dashurie. Asgjė nuk ėshtė perfekte nė kėtė botė asnjė person po
    fantazia e ky shpirt i pabesueshėm qė njeriu e ruan nga dallgėt e jetės
    si thesarin mė tė shtrenjtė, tė bėn ta besosh se idealja ekziston.
    Realja me tė vėrtetat e hidhura lihet mėnjanė njė ēast dhe e vė kokėn
    nė jastėkun e ndjenjave ..fillojnė tė krijohen imazhe tė thuren ėndrra
    tė kėndshme e ti mbulohesh nga njė gaz i brendshėm qė vetėm ti e sheh e
    ndjen. Edhe ajri bėhet plot aroma dhe sytė mbulohen nga njė mjegull
    lulesh e ngjyrash gati tė tejdukshme, ylbere tė pafundta e dritė
    ėngjėjsh.
    Iluzionet tė pushtojnė zemrėn dhe aty ke gjithēka tė
    nevojitet. Vjen dikush qė tė prek shpatullėn e tė pyet pėr diēka e
    zgjohesh. Sheh se je ulur diku e ndien ndoshta ftohtė. Jeta ėshtė kjo,
    zgjohesh nė njė moment. Mendja fillon tė punojė pėrsėri me llogjikėn
    dhe zbarkon nė realitet duke mbartur pak nga ai gaz i brendshėm
    lumturie. Flet e sytė tė shkėlqejnė, optimizmi tė jep njė dritė tė
    purpurtė nė fytyrė. Sa e lehtė ėshtė tė ndihesh mė mirė , mjafton njė
    dorė e vogėl iluzioni.
    Pėrfundimisht jeta tė duket jo aq e keqe.
    “Unė qenkam I lumtur e nuk e dija?”-pyet iluzioni yt, ai zėri i dytė qė
    ēdokush e ka brenda vetes.
    Ne jemi ujė, ajėr dhe ėndrra. Formula
    sekrete e krijimit tė njeriut. Sa i thinjur dhe i hidhur ėshtė ai
    shpirt i zbrazur nga ėndrrat.
    Fantazia vdes kur njeriu e dėbon vet dhe atė njėēik qė i mbetet brenda e vret me trishtim realiteti.
    Por
    jo gjithmonė vret realiteti. Ai tė dhuron shpresa. Hirushja e
    Borėbardha na kanė ndjekur nė fėmini me atė moralin e fitores sė tė
    mirės mbi tė keqen dhe ne ndjekim kėtė fill duke menduar: “Po, dashuria
    fiton mbi urrejtjen, e mira mbi tė keqen, pse jo?”
    Jeta ėshtė kaq e
    bukur sepse ka larmi. Ka hidhėrim po ka dhe gėzim, ka tė qara po ka
    edhe tė qeshura, ka hije po edhe dritė, ka pleqėri e vdekja po ka dhe
    fėmijėri e jetė.
    Jeta njė zhurmė midis heshtjes ka thėnė Isabel Allende.
    PO
    njė zhurmė plot tė papritura, iluzione nėn diell e pluhur yjesh. Nėse
    guxon jeto shijo pluhurin e yjeve, kupat e ėndrrave piji deri nė fund e
    lėsho njė pasthirrmė kėnaqėsie, trego ēfarė ndien e ndaje lumturinė.
    Lumturia
    ėshtė njė krijim i bukur i njeriut. Ka shume zhurmė brenda, shumė
    energji shumė fjalė tinguj shumė botė. Pihet nė doza tė vogla e ndarė
    mes njerėzish se e tėra njėherėsh tė vret. Shpirti i njeriut ėshtė aq i
    pafund po zemra ėshtė kaq e dobėt , kjo shoqeri ndan ēdo gjė: dashuri e
    shpresė.
    Njė pikėz tė qeshure bėn dy buzė tė tjera tė hapen, njė ėndėrr e treguar me pasion frymėzon ėndrra tė tjera.
    Pak zhurmė krijon zhurmėn tjetėr nė kėtė jetė.
    Sa i bukur zinxhiri i jetės, shkon pafundėsisht e rikthehet pėrsėri te ne.
    Jeta e njeriut: ujė, ajėr e ėndrra tė veshura nė iluzione e ndjenja… Sa pak kemi nevojė pėr tė qenė tė lumtur!

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 16.05.08 10:22

    • Ju ka ndodhur ndonjehere te qendroni vetem ne
    shoqerine e mendimeve tuaja? Ju ka ndodhur ndonjehere qe te mbyllni
    syte dhe te filloni te bisedoni me veten per rendesine e nje casti qe
    ka lene shenje ne botekuptimin tend? A ju ka ndodhur te degjoni ndonje
    peshperitje te pazakonte qe ju ka bere me te ndjeshem, me te larte
    shpirterisht, me te guximshem moralish ku fjalet fillojne dhe rrjedhin
    si nje perrua i shkumezuar duke ju shpene ne nje bote tjeter. nje bote
    ku ju jeni krijuesi dhe vete krijesa.
    une besoj se keta zera
    flasin brenda secilit prej nesh. Ndoshta tek dikush peshperisin, tek
    nje tjeter therrasin, ne te tjere kendojne, renkojne, krijojne,
    zbulojne te fshehta ngacmuese. Rendesi ka ti degjojme ato.

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 16.05.08 10:22

    • Tani duhet te jete koha ime. Koha ku une ngrihem dhe ndryshoj. Apo gabohem...?
    Perseri
    hesht. Nuk leviz. Qendron atje ku je. Nuk e di pse por perton dhe te
    hapesh syte. I topitur zhytesh i gjithi ne ujrat e vakta te lumit te
    iluzionit dhe atje shijon ato momente te shkurta qetesie deri sa te
    vije dallga tjeter, e cila prape do te te shkunde derisa te sheshoje
    keshtjellen tende prej rere.
    Por tani je i qete dhe syzet e erreta
    ndalojne rrezet e diellit te te vrasin syte e ndergjegjes. Duke
    udhetuar me mend neper luginen e jetes tende qe shtrihet krenare mbi
    truallin e kesaj jete, ekoja e nje zeri degjohet kudo. Here i mbytur,
    here i forte. Por gjithmone vetem eko. Kurre origjinali. Cuditesh se
    pse nuk je bere asnjehere kurioz per te kuptuar prejardhjen e saj. E
    cuditshme, e njejta eko degjohet akoma edhe sot. Te cohesh dhe te besh
    dicka per te kuptuar me shume? Por ti je mire keshtu sic je. Te gjitha
    te vertetat jane caktuar prej teje. Asnjehere nuk te eshte dashur te
    dish me shume. Nuk ke patur nevoje te drejtohesh qorrazi diku per te
    mesuar te ecesh, te flases, te sillesh, te godasesh, te ulerish, te
    heshtesh jashte qenies tende.
    Por ajo eko. Ajo eko tani po te
    shqeteson shume. Nqs ka nje eko, ka dhe nje ze. Nqs kjo eko e ka
    shoqeruar si nje simfoni te heshtur te gjithe kohen tende atehere zeri
    qe eshte duke folur egziston pavaresisht prezences tende. Cfare kerkon
    prej teje? Kush eshte ai qe flet? Ku do te coje? Cfare do te ndodhe me
    ty? Djerse?! Pse djerese te ftohta te pushtojne? Cfare do te ndodhe me
    pas? Si duket kjo te shqeteson.
    Sa cudi! Tani zeri degjohet shume
    shkoqur dhe nje pjese e jotja duket sikur rizgjohet pas shume kohesh
    dhe i pergjigjet me nje frymemarje te thelle. Duket sikur eshte dicka
    teper familjare e cila te njeh me mire se ti njeh veten. Te njeh para
    se ti te hapje syte.
    Do te cohesh? Do te levizesh? Gjymtyret i ndjen
    te mpire, por akoma mund ti perdoresh. Mund te zgjatesh doren dhe te
    kapesh fort mbas asaj ekoje per te levizur nje here dhe pergjithmone.
    Te vdesesh per tu ringjallur. Per te jetuar...

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 16.05.08 10:23

    Fytyra ime e thyer.
    • Ulem ne gjunje dhe me
    kujdes filloj dhe mbledh copat e fytyres sime te cilat jane hedhur te
    coroditura pertoke. As hena nuk po me ndihmon sot, duke u fshehur
    mbrapa disa reve zemerake. Kurse ate nate po me buzeqeshte nga lart
    plot me kersheri. Ajo nate...
    I vetkenaqur u leshova i gjithi per tu
    gelltitur nga vorbulla e turbinave zhurmuese te erresires. I paprekshem
    me dukej vetja dhe koka nuk kthehej kurre mbrapa per te pare pasojat e
    arsyetimeve te reja. Gjella e vjeter ishte tanI vec nje kujtim qe duhej
    shkulur nga kujtesa. Keshtu i mbuluar me petkun e vetqeverisjes
    prezantohesha duke thene: “Jam ketu per te qendruar.” Tani kisha pare,
    udhetuar, ndertuar i vetem, me shume se cdo tjeter. Kisha tronditur me
    fort se nje uragan, kisha joshur me shume se nje trendafil, kisha
    ndryshuar statusin tim. Tani isha dikushi. Por duke ecur duke vrapuar,
    disa gjera detyrohesh ti shkases anash, pa te prekur receptoret e
    ndijimit. Shume shpejt apo shume vone, ne librin tim shume faqe filluan
    te mungonin. Disa te tjera dukeshin sikur ishin grisur me force per tu
    flakur si te panevojshme. Ingranazhet nuk po funksiononin me ne menyren
    e duhur. Koha e se vertetes po afronte. Copat e mbreterise sime prej
    rere po binin ne menyre te dukshme. Ndjenjat e verteta fituan luften.
    I
    shkundur, i rrezuar, i pluhurosur, i gjymtuar ndalova vrapin tim ne
    kete nate te ftohte. Vizione, enderra, zera, goditje, shkarkoheshin ne
    trurin tim si gjemime rrufesh. Dhe te gjitha keto shumoheshin,
    shtoheshin, fuqizoheshin, shperhapeshin derisa... Nje shperthim dhe
    fytyra ime...
    Fytyra ime tani eshte e piste, me balte, dhe ne
    njemije copa. Ndoshta nje dite, nqs lodhem shume do ta kem perseri te
    plote duke me buzeqeshur nga reflektimi i nje pasqyre....

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 16.05.08 10:23

    • I pėlqente tė priste agimin. Tė shihte qiellin
    si ndryshonte ngjyrat me emrin e tij nė mendje e kraharor. I dukej
    sikur e merrte me vete nė ėndra, kur e zinte gjumi... Ishte njė orė kur
    e ndiente mė shumė zėrin e shpirtit tė tij. E ngrohte fakti qė edhe pse
    ata s'komunikonin, shpirtrat e tyre flisnin me njėri tjetrin me gjuhėn
    e tyre tė pakuptueshme. Kėnga e zogjve jashtė dhe zėri i tij, melodia e
    tij nė shpirt ishin ninanana mė e ėmbėl. Nuk harronte t'i thoshte nė
    ajėr -gjumė tė ėmbėl dhembshuri...
    Ishte mėsuar tė dėgjonte
    melodinė e tij qė shumė shpesh i ngjante njė kėnge vaji... dhe shpirti
    i ngrihej peshė. Sa herė qė e mendonte, sa herė qė e dėgjonte ata
    tinguj tė dhimbshėm qė i trazonin shpirtin. Sa do donte tė kishte
    forcėn ta largonte kėtė dhimbje, qė tingujt mos ishin mė kėngė vaji por
    kėngė gėzimi, buzėqeshjeje pėr njė jetė tė re...
    Ėshtė e mundur qė dy shpirtra tė jenė kaq tė lidhur? Tė ndiejnė gjithshka ndien tjetri?
    Ndiente
    njė ngushtim nė stomak, njė lloj ngėrēi muskujsh sa herė kishte
    emocione tė fuqishme nė pjesėn e sipėrme tė kraharorit. I mbante dy
    krahėt mbledhur rreth barkut, si pėr tė dashur tė pengonte kėtė masė
    dridhėse tė kalonte nė gjithė trupin. Preferonte ta kufizonte nė pjesėn
    e kraharorit, por pa sukses. Ishte shumė e fortė dhe njė drithėrimė i
    kapte gjithė trupin, si edhe tė forta...
    Dridhej e tėra, mornica i
    shkonin nė trup dhe instinktivisht shtrėngonte edhe mė tepėr krahėt
    rreth belit, si pėr tė dashur tė ngrohte trupin. Njė moment e la tė
    lirė veten dhe ethet u pėrhapėn edhe tek kėmbėt... mė pas njė mpirje,
    njė kalim nga gjendja e ankthit nė njė mpirje totale..
    Mėshonte mbi
    bark si pėr tė dashur tė mbyste aty kėto parandjenja qė s'dinte nga i
    lindnin. Rrinte pastaj pa lėvizur me shikimin e fiksuar tek librat qė
    kishte pėrballė. Dukej sikur ja largonin pak mendjen.
    Filloi tė
    mendonte se ēfarė do tė lexonte mė parė...por sėrish njė klithmė e
    mbytur nė shpirt... Njė thirrje nga larg qė shkaktonte zjarr, zjarr pa
    flakė tė dukshme, por qė digjte diku brenda kafazit tė kraharorit.
    Pėrqėndrohej tek dėrrasa e tij, pastaj shpėrndahet..dhe ajo ndiente
    dhimbje nė tė dy anėt. I dukej sikur kishte dy zemra njė nė tė majtė
    dhe njė nė tė djathtė. E qė tė dyja dhimbnin. Pėrpiqej t'i filtronte
    kėto mesazhe tė pakuptueshme dhe t'u jepte njė formė tė kapshme pėr
    gjuhėn e trurit. Nganjėherė gjuha e pakuptueshme e shpirtit vlonte
    sikur donte tė shpėrthente, por pasi pengohej nga kanalizimet e shumta
    tė trurit e humbte atė forcėn e saj. Prandaj shpesh herė thjesht
    mbyllte sytė, shtrėngonte duart rreth barkut si pėr tė mėnjanuar ethet
    dhe dėgjonte zėrin e zemrės...
    Papritur i lindnin shumė mendime nė
    kokė dhe njė afsh i nxehtė ndjenjash ja pushtonte shpirtin. Ndjenja qė
    duhet t'i transmetonte ndryshe do vazhdonin ta digjnin.. Kėshtu
    shpėrthente njė vullkan. Por i ngjante mė tepėr njė vullkani nėnujor,
    qė shkaktonte dallgė tė mėdha kur shpėrthente dhe shuhej nga uji i
    oqeanit... dhe mė pas gjithshka qetėsohej... Valėt qė arrinin nė breg
    nuk pėrplaseshin me furi sepse largėsia e vullkanit me bregun bėnte tė
    vetėn...

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 16.05.08 10:23

    • Sa cudi! Sot me pelqen shume te udhetoj. Edhe
    pse qenka dite e zymte, me shi dua te dal jashte per te zbuluar
    kendveshtrime te reja ose te vjetra. Disa thone qe te dalesh ne date 13
    me shi sjell ters, por deshira qenka e paperballueshme.
    Vendosa! Do
    te filloj te fluturoj. Po si? Krahet e fatit le te me ndihmojne dhe le
    te me jape pak shoqeri. Le te nisem. Ne udhetim zakonisht merren vetem
    gjerat me te rendesishme. Dmth duhet te marr... arsyen, sigurine,
    gezimin, ndjenjen e se bukures dhe guximin. Dhimbjen, trishtimin,
    zemerimin dhe vetmine po i le ketu. Ose me mire vetmine po e marr me
    vete. Kur te duhet te meditosh, behet e dobishme. Tani besoj se jam
    gati. Kam harruar dicka? Ndoshta. Po asnje nuk eshte perfekt. Le te
    shohim si do te reagoj ndaj te papriturave. Disa dru zjarrit te
    imagjinates dhe... nisemi. Nje sekonde te lutem. Destinacioni? Hm.
    Pyetje me vend. Gjithmone yjet me kane intriguar shume. Naten vone me
    ndodhte shpesh te qendroja me syte e fiksuar ne ato pika te ndritshme
    qe prishin monotonine e qiellit gati te pakuptimte kur vishet me ate
    petkun e tij te zi ,bloze. Shume pyetje me udhetonin ne koke atehere,
    por koha kaloi dhe mundesite per te ngritur koken lart ishin gjithmone
    dhe me te vogla. I fokusuar gjithmone poshte ku si milingona me
    mutacion interesi, lakmia, inati, smira leviznin papushim dhe une qe
    perpiqesha mos i shkelja per te qene i paster.
    Tani me duket sikur
    po i dejgoj perseri ekon e pyetjeve te dikurshme qe jepnin liri te
    plote imagjinates e cila shnderrohej ne nje ure me te cilen une
    ngjitesha deri atje lart, per te filluar garen e vrapit me pengesa duke
    kercyer nga nje yll ne tjetrin. Disa ishin shuume te vegjel dhe mund te
    vendosja vetem nje kembe. Ehuu sa here nuk e kam mbajtur dot ekulibrin
    dhe kam rene ne krevatin tim te bute.
    Por tani duket se kam harruar
    se si ngjitesha. Sa keq. Ishte shume bukur kur shihje shtepite,
    qytetin, boten kur zvogelohej e zvogelohej deri sa behej vetem nje
    pike, ndersa ti ishe perseri ai qe ishe.
    Sa inat qe me vjen me
    veten. Cfare me ndodhi valle qe ndalova se udhetuari? Pse gjithcka
    eshte zmadhuar pafundesisht kurse une zvogelohem cdo dite? Duhet te
    filloj te udhetoj perseri. Eshte vertet bukur. Kete nuk e kam harruar
    te pakten. Kam nevoje te dal jashte per te zbuluar kendveshtrime te
    reja dhe te vjetra te harruara. Kam nevoje…

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 16.05.08 10:25

    Ke degjuar ndonjehere se si funksionon loja e
    semure e gjilperave me koke? Afrohu dhe pak. Akoma me shume. Tani hesht
    dhe degjo.
    Kur dielli ulet poshte kores se tokes dhe erresira
    udheheq njerzit drejt dhomes se gjumit, diku mes pyjeve fantazem te
    anktheve te tua, nje zjarr i cuditshem ndez atmosferen. Si nje sy i
    plotfuqishem ai mbledh rreth vetes te gjithe shtegetaret e nates, duke
    filluar nga te pangopurit, lakmimtaret, keqdashesit, prostitutat,
    krenaret, mashtruset, genjeshtaret, perverset, hajdutet, vrasesit dhe
    te tjere te pagjume te cilet mezi presin te dalin jashte per te qene me
    ne fund vetvetja. Dhe kur te gjithe pazhurme mblidhen rreth atij zjarri
    intrigues gati te magjepsur apo me sakte te sjelle atje nga forca
    terheqese e mekatit te tyre qe cdo dite dhe me shume i transformon duke
    pushtuar cdo cep te tyren.
    Duken te qete ne pamjen e jashtme dhe te
    gjithe te perqendruar diku. Sikur syte e tyre te enjtur nga pagjumesia
    kerkojne dicka mes atyre flakeve te kuqe gjak. Cdo gjuhe flake ngjan me
    nje qiri varri te ndezur per nder te te vdekurit.
    Qetesi! Vetem
    heshtja dritheron ajrin perreth dhe zjarrin qe digjet e digjet. Ne ate
    moment qindra gjilpera dalin te skuquar nga flaket qe duket sikur do te
    perpijne qiellin dhe ngrihen lart duke qendruar pezull mbi koken e cdi
    oersini qe eshte atje. Asnje fjale. Asnje levizje. Gjithcka normale?!
    Te gjithe ngrene kokat ne te njejten kohe dhe shohin gjilperen e tyre.
    Gjilperat ulen dhe ngulen ne mes te ballit te te gjitheve. Vetem pak.
    Mjaftueshem per te marre nje pike nga gjaku i tyre . Mjaftueshem per te
    mbartur me vete nje pjese te mekatit te tyre qe i mban akoma zgjuar.
    Ne
    menyre te rregullt dhe te ftohte, ato levizin ne ajer duke u ngritur
    dhe u ulur ne secilin prej tyre, si nje mekaniziem unik, i persosur per
    te perzjere cdo forme ligesie tek cdonjeri prej tyre duke krijuar
    keshtu nje race te re njerzish mijra vite larg prej Adamit dhe Eves.
    Nje race e re. "Superore" ndaj se vjetres e cila pershtatet shpejt si
    nje kamaleon ndaj situatave te jetes se perditeshme duke mos pyetur per
    menyren se si do te arrije qelimin e saj. Qe nuk pyet per asnje apo
    asgje nqs ndodhet ne rrugen qe kalon prej hundes se saj tek objektivi
    qe ka. Nje race njerzish e cila duket sikur po mbyt te vjetren. E cila
    zhduk dhe transformon, duke punur 24 ore ne 24, gjithcka sipas
    deshirave te saj.
    Interesante apo jo? Do te bashkohesh me ta?...

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 20.05.08 0:05


    • Figura te qeta dhe te paluara
      me vijne ne mendjen time, dhe shkoqur ma rrahin trurin me melodine e nje
      deti te rrapellueshem... Kjo me ben disi me te permbajtur dhe me te pjekur
      ne detyrimet e mia... Ja sa bukur e ndjej sot kete mendjen dhe trurin time
      qe preket me kete melodine e nje deti te rrapellueshem.. Sa mahnitese
      eshte melodia e fjaleve nen ritmin e detit te rrapellueshem...


    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 20.05.08 0:07

    desha si dikur te mund te sqaroja veten serisht
    me fjale te nxehta, te cilat te me ngacmonin trurin deri ne ate pike sa ai te
    vazhdonte te reagonte serisht, por cuditerisht kete here asgje nuk funksionoi.
    Une kam ndryshuar apo nata eshte ngushtuar?
    Mendimet jane te padukshme dhe te lehta si pupel kapin mankthet e mija deri ne
    pamundsi clirimi duke bere deshirat rob te erotizmit.
    Ja pra, grumbulli i spermatozoiteve arriti fitoren e tij me te madhe dhe nje
    krijese e re po krijohet pa pyetur per ligjet e kesaj bote.
    pa pyetur per fantazi te cmendura, per administrate, kulture, pasione apo plane
    afatgjata.
    Pse ai ta kete fajin? Apo pasioni i shfrenuar?
    apo lemshi i gjithpushtetshem i ideve te kota
    qe vlojne sillen e ndergjegjes?
    Naten e mire shastisje. naten e mire imagjinate. Naten e mire ngacmim

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 20.05.08 0:11


    • Ngadale zeri ne anen tjeter te perdes se
      mistershme te fatit, fillon e meket. Tani vetem ekoja e tij dritheron
      mendimet e mija. Historia perseritet. Fjale gati te pakuptimta u shkrehen
      ne trurin tim te lodhur dhe une i pafuqishem per te lexuar harten mbas se
      ciles fshihet e nersermja ime.
      Ai ze aq familjar dhe i njohur, po dhe aq i mistershem i cili me flet cdo
      nate per te me treguar udhen qe duhet te ndjek. I mbushur plot me
      indikacione apo sinjale qe ndezin te gjitha dretat e alarmit te
      "intelektit tim", ne te njejten kohe aq bosh sa me duket sikur i
      ftohti i akullt qe perhapet nga tingujt e tij, paralizojne cdo qelize te
      trupit te lodhur.
      I vetem?!
      Erresire rreth e rrotull meje dhe dashur pa dashur zeri i shpreses fillon
      dhe shuhet. Por une nuk dekurajohem nga kjo gje. Bile as nqs do me duhet
      te pres perjetesisht dhe te mendohem perjetesisht per te gjetur nje
      pergjigje. Ajo qe me ben te dritherohem ne kete nate si gjithe te tjerat
      eshte drita. Nje drite e papritur, aq e fuqishme sa me verbon. Me verbon
      dhe me ben te eci ne drejtim te gabuar. Kurre mos ndalo. Kjo eshte
      pergjigjia???
      Lekura qe digjet nga dielli i ri qe pushton qiellin tim, fyti qe thahet
      nga mungesa e lengut te besimit, por perseri qenia ime duhet te eci
      perpara. Dmth duhet te vazhdosh te ecesh, pa pritur te shohesh shkoqur ne
      nje bote drite verbuse apo erresire harrese. ( e kam per babin kete qe se kam me fatkeqsisht)


    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 20.05.08 0:14

    Shpesh i them vetes: hap syte dhe shih. Kush je ti qe te gjykosh? kush je ti qe te flasesh dhe te
    degjohesh? Dhe akoma nuk i kam dhene pergjigje kesaj pyetje...
    Por cuditerisht vazhdoj te flas, vazhdoj te shoh dhe vazhdoj te them ate qe
    mendoj.
    Ndihem mire, ndihem keq. Une do te vazhdoj te jem ai qe jam

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 20.05.08 0:16


    • Nqs dikush nuk do qe ti te jesh vetvetja eshte
      problemi i tij dhe ti mos e vrit shume mendjen per kete gje. Une jam shume
      brutal kur kuptoj gjera te tilla mbi njerzit qe me rethojne, por e di qe
      as kjo nuk eshte dicka e mire per ty. Por mos harro: njerzit jane shume
      egoist per te pranuar ashtu sic je, te gjithen, pa kushte, pa pritur dicka
      nga ty. Eshte nje enderr sa bota e vjeter qe endet mes mendimeve te
      turbullta te njerzve, por qe eshte e destinuar te mbetet e tille. Vetem
      dikush jo prej kesaj bote te pranon ashtu sic je dhe te do pakushte. Nqs e
      di kete gje, mos u lekund dhe mos humb besimin edhe ne momentet me te
      trishtuara qe mund te kalosh, por qendro e forte ne besimin qe ke. Nqs nuk
      e ke zbuluar akoma mendo vetem kete gje: Ai po pret ne deren e zemres tende
      dhe troket ti duhet vetem ta hapesh dhe te lejosh ndryshimin.
      Thank you.Tani ndihem dhe vete me mire. Shpresoj qe dhe ti.


    fefe_metallica
    super antar
    super antar

    Number of posts : 580
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-25

    Re: histori romantike...

    Post by fefe_metallica on 20.05.08 0:21

    pse kto historik romantike me duket si te merzitshme mu???
    apo te gjith ashtu mbarojne me zhgenjim !

    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 20.05.08 0:28


    • Dikush ndezi ajrin e kondicionuar. Helika e
      motorit filloi te shfryje zhurmshem dhe diku ajri i fresket mbush dhomen.
      Deshire per te jetuar me mire, me komod, me pertac ndonjehere. Por duhet
      jetuar, duhet jetuar dhe sa me mire. Fillon duke kerkuar disa gjera te
      vogla si te hash, te pish, me mire. Te flesh, te zgjohesh ne mengjez ne
      nje krevat te rehatshem dhe te bute. Te thuash mirmengjes dhe te fillosh
      te ecesh rrugeve i vetem. Koha kalon dhe kerkesat behen me te pervecme, me
      te koklavitura dhe ato gjerat e vogla qe ke i harron shpejt. Me teper, me
      shume, me mire. Dhe fillon te punosh, te lodhesh per te to duke harruar
      cdo gje tjeter qe ke. Dite, jave, vite kalojne duke pritur dhe duke u
      lodhur per ato qe ke. Ndonjehere kthen koken, por asgje nuk sheh mbrapa.
      Ndoshta disa te qeshura, momente te vecuara gezimi, lumturi me grimca dhe
      po te jesh me fat ndonje kujtim qe te ben te buzeqeshesh perseri.
      Po perpara cfare te pret? Ajo qe kerkon. Ne
      majen me te larte qe te kane zene syte deri tani dhe ti duhet te ngjitesh
      per te gjetur ate qe gjithmone ke menduar se do. Sa here ke menduar
      keshtu, por mbasi je ngjitur deri atje, nje horizont i ri eshte shfaqur
      dhe nje maje e re ku ke pare jo shume shkoqur, ose ke degjuar nga nje
      alpinist si puna jote se atje eshte ajo qe do te mbushe jeten.
      Gjera te vogla, gjera te medha. Te gjitha hyjne ne shpirtin tend dhe per
      cudi atje treten si floket e debores mbi lekuren lakuriqe. Nje pus
      jashtezakonisht i thelle i cili pret te mbushet, por asgje nuk duket se
      eshte mjaft. Nje ndjenje e hidhur zbrazetie te pushton shpesh e me shpesh
      ndersa ti lodhesh e mundohesh me gjithe fuqite e tua ta largosh. Asgje e
      mjaftueshme per te mbushur kete hon te erret qe cdo dite zmadhohet e
      zmadhohet ne menyre te frikshme duke perpire gjithcka qe ti me aq zor e
      fiton.
      "Ah sikur te shkoj ne Usa!-
      mendoja dikur i topitur mes mendimesh adoleshente ne dhomen time e cila
      nuk i pergjigjej thirrjes se shpirtit tim. - Asgje nuk do te doja me
      teper."
      Vitet kaluan dhe ne pashaporten time dikush vendosi te me jape nje stampe
      te cuditshme e cila me lejoi te arrij majen me te larte qe kisha mundur te
      ngjisja ndonjehere. Kur arrita atje... shume i lodhur per tu kenaqur dhe
      shume pune per te gjetur nje pune, nje shkolle, nje shtepi, nje makine...
      Kurre mjaft!
      Por duhet te kete dicka. Diku kam lexuar se nje matematicient i mire eshte
      ai qe kerkon zgjidhjen ne disa lloje menyrash, ne disa drejtime. Ndoshta
      duhet te vendosesh te shohesh ne nje tjeter drejtim. Shpirti, kjo vrime e
      zeze ne cdo njeri, i pakuptueshem, i pafundem, i perjetshem kerkon dhe
      kerkon dicka. Dicka si vetja vetja. Te pafundme, te perjeteshme, qe
      kaperxen normalen dhe ligjet tokesore, qe ka qene para nesh. Para shpikjeve te mendjes njerzore, para ekuacioneve
      te relativitetit, para teknologjise, para cdo pjelle te mendjes njerzore.
      Mos u tremb. Egziston dicka e tille. Thelle, thelle ti e di, por gjera apo
      te medha te zene syte tani dhe pengojne ta nxjerresh ne siperfaqje dhe ta
      lesh te te shpretheje si adrenaline ne te gjithe qenien tende per te
      mbushur cdo qelize te trupit tend, per te te bere te kuptosh si ai pus aq
      i thelle e ka nje fund dhe ti mund te pish i qete ujin e qelqte te tij.


    AI_CUNI_ATJE
    administrator
    administrator

    Male
    Number of posts : 1025
    Age : 29
    Location : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA...
    Job/hobbies : animals...
    Humor : batuta te perditshme...
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-22

    Re: histori romantike...

    Post by AI_CUNI_ATJE on 20.05.08 0:29

    po ketu eshte e bukura eee se kane brenda ndjenja qe nuk gjenden kollaj....

    Sponsored content

    Re: histori romantike...

    Post by Sponsored content Today at 19:36


      Current date/time is 05.12.16 19:36