FORUMI I GJIMNAZISTEVE

To be a star, you must shine your own light, follow your own path and don't worry about the darkness for that is where stars shine the brightest.

Who is online?

In total there are 4 users online :: 0 Registered, 0 Hidden and 4 Guests :: 2 Bots

None


[ View the whole list ]


Most users ever online was 117 on 22.02.11 19:06

RSS feeds


Yahoo! 
MSN 
AOL 
Netvibes 
Bloglines 

Poll

vlersojeni kte forum nga 1 ne 10.
16% 16% [ 74 ]
4% 4% [ 19 ]
4% 4% [ 19 ]
4% 4% [ 18 ]
5% 5% [ 25 ]
5% 5% [ 23 ]
6% 6% [ 28 ]
7% 7% [ 31 ]
8% 8% [ 37 ]
42% 42% [ 197 ]

Total Votes : 471

December 2016

MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar


    Lajme nga bota e futbollit

    Share

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 16.04.08 17:35

    Toti ofendon gjyqtarin, por shpėton me 1000 euro gjobė!
    15 Prill Ishte njė nga rastet qė hapėn njė sėrė polemikash nė javėn e 33?tė tė Serisė A, kur tė dielėn, nė stadiumin “Friuli” tė Udines, nė sfidės mes Udinezes dhe Romės, kur verdhekuqtė ishin duke humbur 1?0, kapiteni Franēesko Toti, pas njė gjuajtje, me topin e dėrguar te tifozėt, iu afrua gjyqtarit Ricoli, duke e ofenduar tre herė, me tė njėjtėn fjalė: “Ik pirdhu!”, ndėrsa bilbili italian i ka treguar nė fytyrė vetėm kartonin e verdhė. Njė episod tepėr i shėmtuar, por qė kampioni i botės e ka shpjeguar si tė tillė: “Nė momentin kur isha duke goditur topin, Ricoli ishte pranė meje, nė zonėn e rreptėsisė, dhe mė shpėrqėndroi. Isha tepėr i nervozuar, por s’dua tė justifikohem”. Por, kritika nuk e ka falur liderin roman. Masimo Morati e ka cilėsuar si njė moment qė duhet vlerėsuar me mė shumė qetėsi: “Kjo varet nga gjyqtari, sjellja e tij, personaliteti, por edhe nga episodi apo lojtari tė cilin ai ka pėrballė...”. Ndėrsa, Karlo Macone ėshtė shprehur tepėr i revoltuar: “Toti gaboi pėr shkak tė tensionit, por u tregua i zoti gjyqtari Ricoli qė kuptoi momentin e futbollistit, duke mos e rritur mė shumė dozėn e diskutimit. Sigurisht, ato tė shara Toti mund t’i kishte kursyer”.Ndėrsa, drejtuesit e Udinezes, sidomos drejtori sportiv, Leonardi, u shpreh: “Ky ėshtė njė turp, sepse nė atė rast ishte Udineze qė u dėmtua. Nėse gjyqtari nuk do tė kishte qenė njė frikacak, atėherė do t’i jepte menjėherė tė kuqen. Tė kishte ndodhur me njė nga futbollistėt tanė, gjėrat do tė shkonin ndryshe”.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 16.04.08 17:35

    Kambiaso: Tė rezistojmė edhe kėto pesė javėt e fundit
    15 Prill Ka munguar pėr shumė ndeshje, por tani ėshtė kthyer tė japė kontributin e tij, nė kėtė fund sezoni, nė tė cilin hapat fals nė kampionat do tė kompromentonin fitimin e titullit, sidomos me Romėn qė ėshtė nė ndjekje, vetėm katėr pikė e distancuar nga zikaltrit. Esteban Kambiaso ėshtė njė “motorr” mė shumė nė mesfushėn e Manēinit dhe bashkė me Vieiranė kanė qenė protagonistėt e suksesit ndaj Fiorentinės, edhe pse goli i dytė ėshtė shėnuar nga Baloteli. Argjentinasi, nė njė intervistė tė dhėnė pėr “Inter Channel”, ka folur pėr gjendjen e tij, ka komentuar tre pikėt e arritura ndaj vjollcėve, por edhe pėr kampionatin: “Nuk ėshtė e lehtė tė luash pėrballė kundėrshtarėsh tė cilėt kanė lojtarė cilėsorė nė skuadėr dhe Fiorentina ėshtė njė nga kėto, qė me meritė vazhdon tė qėndrojė nė vend tė katėrt nė klasifikim. Nė pjesėn e parė patėm vėshtirėsi, por mė pas, me rritjen e presingut dhe me grintėn e duhur arritėm tė shėnonim dhe tė zgjidhnim ndeshjen. Treguam njė forcė karakteri. Tani kemi njė ndeshje mė pak, nė javėt e mbetura dhe diferenca me Romėn, vendin e dytė, ka mbetur e pandryshuar, por kjo nuk do tė thotė se kemi fituar titullin, sepse pesė javė nuk janė pak, por nuk janė edhe shumė. Duhet tė kemi respekt pėr ēdo kundėrshtar, me tė cilin do tė ndeshemi. Forma ime? Mė nė fund kam rigjetur energjitė dhe lojėn e preferuar, nė rolin e mesfushės. Por, edhe Vieira ka arritur formėn optimale dhe bashkė formojmė njė dyshe tė bukur. U rikthye Interi? Ne gjithmonė aty kemi qenė, por kemi hasur disa vėshtirėsi, vetėm kaq”.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 16.04.08 17:36

    Autokritika e Sedorfit: Milan, e teprove me gabime!
    15 Prill Milani dhe Champions. Njė binom qė ka ekzistuar gjithmonė dhe qė, sipas Klarens Sedorfit, duhet tė vazhdojė tė jetė kėshtu, edhe sezonin e ardhshėm, edhe pse kėtė vit duket se kuqezinjtė e kanė kompromentuar kampionatin e tyre dhe pjesmarrjen nė Europėn qė ka rėndėsi. Mesfushori holandez bėn autokritikė: “Kemi dhėnė maksimumin, natyrisht, por nė futboll ka tė bėjė edhe fati. Sigurisht, duke parė rezultatet e javės dhe faktin qė rivalėt direkt nuk kanė fituar, kemi ende njė shpresė pėr tė zėnė vendin e katėrt. Ecuria e skuadrave tė tjera na lumturon, por edhe na nervozon, sepse nėse do tė kishim fituar ndeshjet qė kemi pasur, jo ato tė vėshtirat, tani do tė ishim mė tė qetė. E kemi tepruar me gabime”, tha Sedorf, qė mė pas ėshtė ndalur te njė analizė tė skuadrės: “Ndaj Juventusit, nė pjesėn e parė, dominuam, por pavarėsisht nga kjo pėsuam dy gola. Kjo duhet tė na bėjė tė reflektojmė. Revolucioni? Trajneri dhe klubi e dinė se ēfarė na duhet, bėhet fjalė pėr tė gjetur elementė qė mund tė bėjnė diferencėn. Unė, nė kėto diskutime, nuk dėshiroj tė marr pjesė. I takon dikujt tjetėr qė tė flasė”. Nė fund, argumenti mė “pikant”, ai i gjyqtarėve. Holandezi ėshtė i bindur se bilbilat italian gabojnė shumė dhe nuk druhet qė tė drejtojė gishtin mbi ta. “Nuk kam qejf qė tė flas me gjyqtarėt, sepse tė diskutosh me ata ėshtė e vėshtirė. Mjafton t’i afrohesh dhe t’i kėrkosh shpjegime dhe tė thonė: “Kėshtu e pashė, kėshtu do tė vendos!”. Edhe tė shtunėn pati disa episode qė na kushtėzuan ndeshjen. Ata duhet tė aplikojnė njė rregullore qė ta zbatojnė tė gjithė. Kėtė vit ka pasur dhjetė ndeshje me gabime kundėr nesh. Mė thoni nėse ėshtė normale?”. Kur flitet pėr Ronaldinjon, tė gjithė parapėlqejnė tė japin mendimin e tyre, ashtu si edhe Klarens Sedorf, i cili i ka dhėnė mirėseardhjen talentit tė Barcelonės, qė me shumė mundėsi (mungon vetėm zyrtarizimi), sezonin e ardhshėm do tė luajė pikėrisht pėrkrah holandezit: “Nėse vjen te Milani do tė jem shumė i lumtur, sepse ėshtė njė kampion i madh. I jap mirėseardhjen, por tė mos guxjė tė mė kėrkojė numrin 10. Kur mbėrrita te kuqezinjtė, edhe unė doja numrin 10, por e kishte Rui Kosta, njė gjigant. Prita momentin tim. Sigurisht, jam i bindur se Dinjo mund t’i rikthejė entuziazmin ambjentit kuqezi, qė ka humbur pak shkėlqimin, por do tė kthehet”.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 18.04.08 18:17

    Robinjo po humbet vendin te Reali!
    18 Prill Dhe problemet nuk kanė tė mbaruar pėr Robinjon. Ylli brazilian nuk ėshtė stėrvitur me pjesėn tjetėr tė skuadrės, duke qėndruar jashtė. Mendohet qė ylli brazilian nuk do tė jetė i pranishėm nė takimin e ditės sė dielė nė kampionat, ku Reali i Madridit do tė pėrballet me Santanderin. Robinjo ka kohė qė nuk po luan si titullar, por tani ai ėshtė duke vėnė nė rrezik edhe vendin e tij te Reali i Madridit. Do tė jertė argjentinasi Havier Saviola ai qė do tė luajė nė vend tė tij kundėr Santanderin, ndeshje qė mund tė vendosė shumė pėr Realin nė kampionat. Aktualisht Robinjon ėshtė duke kaluar njė moment shumė tė vėshtirė, aq sa vazhdimėsia e tij te Reali i Madridit ėshtė vėnė nė dyshim. Madje ėshtė folur edhe pėr mosimpenjim tė tij nė stėrvitje dhe abuzim me disiplinėn e skuadrės. Megjithatė, ishte menaxheri i tij, Vagner Ribeiro, i cili ka bėrė tė ditur se dėshira e Robinjos ėshtė qė tė qėndrojė te Reali i Madridit, duke hedhur poshtė zėrat e njė largimi. “Robinjo ėshtė shumė i lumtur nė Madrid dhe dėshiron tė qėndrojė kėtu. Asgjė nuk ėshtė e vėrtetė nė lidhje me atė qė ėshtė thėnė nė shtyp. Robinjo dėshiron tė fitojė tituj me fanellėn e Realit, kėshtu qė nuk ka ndėrmend tė largohet”, tha Ribeiro, i cili shton: “Nė maj do tė takohemi me drejtuesit e Realit pėr tė folur pėr rinovimin e kontratės. Pėr momentin nuk ka asgjė pėr tė thėnė. Tė shohim se ēfarė do tė ndodhė deri atėherė”. Kontrata aktuale e Robinjos me Realin pėrfundon nė vitin 2010. Reali i Madridit e bleu Robinjon pėr 24 milion euro nga skuadra e Santosit dhe klauzola e brzilianit ėshtė 150 milion euro.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 18.04.08 18:18

    Ēelsi do Kakanė dhe Mesin!
    18 Prill Nuk kushton asgjė tė ėndėrrosh, por t’i konkretizosh ato kushton pak. Ēelsi dėshiron tė nisė sezonin e shpenzimeve tė ēmendura dhe kėshtu qė ėshtė normale tė interesohet pėr lojtarėt mė tė dėshėruar tė Europės: Kakasė dhe Mesit. Por ai qė i deklaronm hapur planet e bluve, nė mėnyrė paradoksale, ėshtė trajneri Avram Grant, stoli i tė cilit ėshtė mė i lėkundur se kurrė. Tekniku ka zbuluar se ka “orkestruar” bashkė me Abramoviēin njė plan afatgjatė qė do tė nisė nga sezoni i ardhshėm. “Po punojmė pėr tė ardhmen prej shumė kohėsh. Nuk bėhet fjalė pėr tė zgjedhur se sa lojtarė do tė marrim, por cilėt. Sigurisht qė nuk kemi epėrsinė e para tre viteve sepse tani nuk jemi vetėm ne qė kemi mundėsitė ekonomike tė tilla. Atėherė na mjaftonte qė tė zgjidhnim njė lojtar dhe vinte pa asnjė problem”. Objektivi ėshtė i qartė: Ēelsi duhet tė ketė shumė mė tepėr vazhdimėsi gjatė sezonit. Kėshtu qė kėtė herė kėrkimi do tė jetė pėr lojtarė klasi. “Tė tillė janė Kaka dhe Mesi. Kur mendoj se mund tė vijnė te ne...? Sigurisht qė mundėsia ėshtė, jemi njė klub i madh”. Por fjalėt e teknikut tė Ēelsit duket tė ēuditėshme kur mendon se ėshtė nėn presion tė madh nė klub. Pasi ka mbetur pesė pikė prapa Manēester Junaitedit nė renditje kur duhen edhe katėr ndeshje, Granti nuk e ka tė sigurt qėndrimin dhe nė fund tė sezonit mund tė pushohet nga puna. Frenk Rajkard, edhe ky drejt largimit nga Barcelona, duket nė “pole position” pėr stolin e bluve, por lojtarėt po pėrpiqen ta mbėshtesin trajnerin e tyre duke thėnė se ka bėrė njė punė majft tė mirė nė njė sezon tė lindur keq. Sigurisht, me Kakanė dhe Mesin, sezoni tjetėr do tė ishte shumė mė i lehtė.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 18.04.08 18:18

    Lipi nuk e zgjat mė me titullin: Interi do tė durojė!
    18 Prill Marēelo Lipi kthehet tė flasė pėr momentin qė po kalon futbolli italian. Lipi akoma nuk ka gjetur njė pankinė tė pėrshtatshme pėr tė, edhe pse ai prej kohėsh ėshtė nė kėrkm tė ekipi tė madh. Pas fitores kundėr Parmės, “Juventusi i tij” ka siguruar njė vend pėr nė Champions League nė sezonin e ardhshėm. Ai i jep tė gjitha meritat pėr kėtė sukses ekipit dhe trajnerit tė tyre. “Ranieri ėshtė duke punuar shumė mirė. Asnjė nuk mund ta mendonte qė Juventusi do tė bėnte njė kampionat kaq tė mirė dhe kaq tė bukur”, tha ish?trajneri i ekipit. Tema tjetėr i pėrket titullit kampion. “Ekipi i Manēinit ka rigjetur formėn e munguar prej kohėsh dhe ka rikuperuar disa lojtarė shumė tė rėndėsishėm, si Viera dhe Kambiaso. Jam i bindur qė Interi do t’i mbajė deri nė fund katėr pikėt e diferencės me Romėn, dhe do ta menaxhojė mirė fundin e kampionatit”, pėrfundoi Lipi.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 18.04.08 18:18

    Milani, “i ēmendur” pas Dinjos!
    18 Prill Qė nga dita e djeshme, Ronaldinjo ėshtė shumė afėr kalimit pėr te Milani. Ylli brazilian ka arritur njė akord me klubin kuqezi, pėrveē asaj qė ka biseduar mė parė vėllai dhe menaxheri i tij, Roberto de Asis. Kėtė lajm e kanė bėrė tė ditur shtypi italian dhe ai spanjoll. Milani i drejtuar nga Silvio Berluskoni ka gati njė kontratė “faraonike” pėr Ronaldinjon. Kuqezinjtė i ofrojnė yllit brazilian njė kontratė 5?vjeēare dhe njė rrogė prej 12 milion eurosh nė sezon, duke e bėrė Ronaldinjon futbollistin mė tė paguar nė botė. Shumė kanė folur se e ardhmja e Ronaldinjos ėshtė pėrdorur nga Silvio Berluskoni pėr tė fituar zgjedhjet elektorale nė Itali, por padroni i kuqezinjve e ka shumė seriozisht dhe nuk dėshiron tė mbetet vetėm te pjesa e propagandės. Berluskoni ka ngarkuar Adriano Galianin, administratorin e deleguar tė Milanit, pėr t’u marrė me kėtė ēėshtje. Nė bisedimet e para midis dy palėve, ėshtė rėnė dakord parimisht qė Ronaldinjo tė veshė fanellėn e Milanit sezonin e ardhshėm, edhe pse ende asgjė nuk ėshtė konfirmuar nė mėnyrė zyrtare. Mendohet qė nė fund tė kėsaj jave ose nė fillim tė javės tjetėr, Galiani tė udhėtojė nė Barcelonė pėr tė takuar drejtuesit e klubit katalanas dhe pėr t’i bėrė tė ditur ofertėn e tyre. Gjithēka mund tė mbyllet zyrtarisht dhe shuma qė Milani do t’i paguajė Barcelonės ėshtė rreth 30 milion euro. Ronaldinjo ėshtė vetėm 28 vjeē dhe kalimi i tij te Milani do t’i lejonte yllit brazilian qė tė provonte sfida tė reja dhe t’i shtojė dėshirėn pėr tė fituar tituj tė tjerė. E ardhmja e tij mbetet ende njė mister, edhe pse nė shtyp flitet pėr shifra dhe kalime tė mundshme, ende tė pazyrtarizuar.

    Berluskoni: Roni do vetėm Milanin!

    Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka shprehur edhe njė herė tjetėr sigurinė e tij nė blerjen e Ronaldinjos, duke shtuar se vetė lojtari brazilian i ka komunikuar se dėshiron tė veshė fanellėn e skuadrės kuqezi. “Ronaldinjo dėshiron tė vijė te Milani. Njė gjė e tillė ėshtė shumė e qartė pėr tre arsye: bėhet fjalė pėr skuadrėn mė tė mirė nė botė, Milani ka tre brazilianė tė tjerė nė gjirin e tij dhe e treta ėshtė se e gjithė bota e di se si i trajtojmė ne lojtarėt tanė”, tha padroni kuqezi nė njė intervistė tė dhėnė pėr “Sky”. Berluskoni vazhdon mė tej, duke e lidhur ardhjen e yjeve te Milani me krenarinė dhe emrin e madh qė ka krijuar ky klub. “Zakonisht ne paguajmė mė pak se klubet e tjera, harxhojmė mė pak se ata, por arrijmė tė marrim yjet mė tė mėdhenj tė futbollit botėrorė. Kjo nuk ėshtė njė rastėsi, por ka tė bėjė me historinė dhe lavdinė e njė klubi si Miani”, tha Berluskoni, i cili shton se Milani ka edhe lojtarė tė tjerė nė axhendėn e tij dhe qė dėshiron t’i blejė nė merkaton e verės. “Ne flasim pėr Ronaldinjon sepse ėshtė njė ēėshtje qė e gjithė bota e di dhe ėshtė nė brendėsi tė saj, por aktualisht ne po ndjekim edhe shumė lojtarė tė tjerė, tė cilėve nuk dua t’ua pėrmend emrin”.

    Legend_boy
    super antar
    super antar

    Male
    Number of posts : 652
    Age : 26
    Location : groenland
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-21

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by Legend_boy on 18.04.08 18:20

    MILANIST JE TI????APO ROMAN???

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 22.04.08 16:46

    roman po thjesht po shkruaj nje lajm qe i perket ekipit te milanit

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 22.04.08 16:47

    Benitez: Kėtė e zgjidh Torresi!
    22 Prill Rafael Benitez tha dje se Fernando Torres, ėshtė ai qė mund tė bėjė ndryshimin nė pėrballjen kundėr Liverpulit. Kjo mund tė jetė finalja e tretė nė katėr vjet pėr Liverpulin. Tė kuqtė kanė shėnuar vetėm dy gola nė dy fitoret kundėr Ēelsit nė gjysmė finale, nė 2005 dhe 2007. Por, Benitez mendon se Torres do tė jetė ai qė do tė drejtojė sulmin nė ndeshjen e “Anfield”. “Lojtarėt kanė mė shumė besim kur ka nė ekip njė lojtar si Fernando Torres, qė shėnon shumė gola”, tha Benitez pėr sulmuesin qė ka shėnuar 30 gola nė kėtė sezon. “Lojtarėt e dinė se edhe pse nuk janė duke luajtur mirė mund tė fitojnė, sepse kanė nė ekip njė lojtar si Torres. Nė kėtė rast ekipi ėshtė duke luajtur mirė dhe kemi besim se Torres do tė shpikė diēka”. Benitez shtoi: “Tė dy ekipet kanė lojtarė me mjaft pėrvojė, kėshtu qė mendoj se do tė jetė ndeshje si nė tė kaluarėn. Mendoj se Avram Grant ėshtė duke bėrė njė punė shumė tė mirė. Por ekipi i tij i ngjan shumė atij tė ekipit tė mėparshėm. Janė duke luajtur njė futboll shumė tė mirė dhe kanė gjetur njė ekuilibėr midis mbrojtjes dhe sulmit. Do tė jetė njė ndeshje e fortė, dhe shumė e vėshtirė pėr tė dy ekipet. Nuk mendoj se do tė jetė njė ndeshje e hapur sepse janė njė ekip qė mbrohen shumė. Shpresoj qė ashtu si ndaj Murinjos, tė jemi ne ata qė do tė kalojmė”.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 22.04.08 16:48

    Kristiano Ronaldo: Dua tė fitoj nė “Camp Nou”
    22 Prill

    Kristiano Ronaldo ėshtė flamuri i Manēester Junaitedit dhe arma mė e fortė ngaa e cila duhet tė ruhet Barcelona nė dy gjysmėfinale. Nė prag tė sfidės sė madhe nė Champions League, ylli portugez ka dhėnė njė intervistė pėr tė pėrditshmen spanjolle “Sport”, ku ka treguar tė gjithė emocionet dhe komentin e tij pėr kėto dy duele.

    ? Dueli pėrballė Barcelonės vjen nė njė moment tė mirė pėr Manēesterin apo pėr kundėrshtarėt tuaj?

    ? Nė kėtė fazė tė kompeticionit nuk ka ndeshje tė lehta. Janė takime shumė tė vėshtira ku presioni ėshtė shumė i lartė dhe duhet njė pėrqėndrim shumė i madh. Gjithēka mund tė ndodhė.

    ? Duke parė qė Barēa ka patur luhatje larg “Camp Nou”, Manēesteri do tė kėrkojė tė zgjidhė gjithēka qė nė takimin e parė?

    ? Objektivi ynė ėshtė tė mbyllim gjithēka sa mė shpejt. Do tė luajmė pėr tė fituar nė “Camp Nou”, asgjė mė shumė e asgjė mė pak.

    ? Cilėt mendoni se janė ēelsi i suksesit nė kėtė dy ndeshje?

    ? Pėrqėndrimi dhe ambicja e madhe.

    ? Ju mund tė fitoni Champions, Premier League dhe Europianin me Portugalinė, por cili ėshtė titulli qė ju motivon mė shumė?

    ? Objektivi im nė kėto momente ėshtė tė fitoj gjithēka. Pre,ier League ėshtė njė vlerėsim i punės gjatė gjithė vitit, por edhe titujt e tjerė janė shumė tė rėndėsishėm. Gjithashtu mund t’ju them se nuk jam i fiksuar pas ēmimit tė lojtarit mė tė mirė nė botė, por ajo qė dua ėshtė tė luaj mirė dhe tė shėnoj sa mė shumė.

    ? Si ndiheni te Manēester Junaitedi?

    ? Jam krenar qė bėj pjesė nė njė klub tė tillė, ku kam pesė vjet qė mbaj kėtė fanellė. Ndihem i privilegjuar qė kam luajtur kaq shumė ndeshje nė “Old Trafford”, nė njė stadium ku shumė persona tė tjerė kanė ėndėrr vetėm ta shikojnė. Eshtė njė nder i madh pėr mua tė shoh se si ata tifozė kėnaqen me lojėn dhe golat e mi. Manēesteri ėshtė njė ndėr klubet mė tė pasura nė botė, aty ku luhet mė mirė futboll dhe ku ēdo futbollist ėndėrron tė veshė fanellėn e saj.

    ? Golat e tu kanė qenė tė shumtė, sidomos kėtė sezon. Kujt ia dedikoni?

    ? Jam pėrmirėsuar ēdo vit dhe kjo falė punės qė kam bėrė dhe pėrkushtimit tė lojtarėve tė tjerė. Kam shėnuar disa gola tė bukur dhe tė rėndėsishėm, por mendoj se mė me rėndėsi janė rezultatet e skuadrės, pėr tė cilėn ne luajmė.

    ? Si ju ecin marrėdhėniet ne fushėn e lojės me Tevezin dhe Runin?

    ? Merrem vesh shumė mirė me ta dhe mendoj se tė tre jemi lojtarė tė ndryshėm, por nė fushėn e lojės tė gjithė kemi njė objektiv: tė fitojmė ēdo ndeshje.

    ? Cilat janė ambicjet e tua nė karrierėn tėnde?

    ? Jam pjesė e njė klubi i cili mė lejon tė punoj mirė dhe tė fitoj gjithēka, ēdo kompeticion ku marrim pjesė. Dua tė fitoj trofe individual dhe kolektivė.

    ? Aleks Ferguson ka thėnė se ky ėshtė Manēesteri mė i fortė qė ka drejtuar ndonjėherė. Si ju bėn tė ndieni njė gjė e tillė?

    ? Edhe unė gjithashtu mendoj se ky ėshtė Manēesteri mė i mirė dhe me mė shumė talente. Ferguson ka mbi 20 vjet qė e drejton kėtė skuadėr dhe nėse e thotė ai njė gjė tė tillė, atėherė duhet ta besojmė. Unė pėr vet ndihem shumė krenar dhe i vlerėsuar nga fjalėt e tij.

    ? Cila ėshtė mė e rėndėsishme pėr ju, Premier League apo Champions League?

    ? Mendoj se tė dyja janė tė rėndėsishme. Ndoshta Champions League ėshtė pak mė shumė, por duke e lidhur me kampionatin, do tė thotė se kėtė kompeticion mund ta fitojnė vetėm kampionėt e vėrtetė. Mendoj se Manēesteri i ka shanset dhe aftėsitė pėr t’i fituar tė dyja. Nuk mund ta nėnvlerėsojmė kampionatin, sepse janė nėntė muaj punė tė cilėt nuk mund tė hidhen poshtė, ndėrsa nė Champions janė tre muaj, nė tė cilat po gabova njė herė, ėshtė shumė e vėshtirė tė

    rikuperosh. Ne do tė tentojmė t’i fitopjmė tė dyja, edhe pse e dimė se nuk do tė jetė aspak e lehtė. Uroj qė t’ia dalim mbanė, sepse besimi ėshtė vėrtet i madh.

    ? Deri ku mendoni se do tė shkojė ky Manēester?

    ? Kėtė sezon kemi ndėrtuar njė skuadėr tė madhe, e cila aspiron pėr tė ftiuar gjithēka. Kemi shumė talente dhe njė stol tė pasur me yje. Tė gjithė janė tė barabartė dhe tė gatshėm pėr tė dhėnė mė tė mirėn e tyre. Ne po luftojmė nė tė gjitha kompeticionet dhe jemi tė bindur se mund t’i fitojmė tė gjitha.

    “Unė dhe Mesi jemi njėsoj”

    Sfida midis Barcelonės dhe Manēester Junaited do tė mbajė nė vetvete edhe njė duel midis dy yjeve: Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Tė dy janė shumė tė rėndėsishėm pėr skuadrat e tyre dhe tė dy mund tė bėjnė diferencėn nė dy gjysmėfinalet e Champions League. Nė intervistėn e dhėnė, ylli i Manēesterit thur elozhet e tij pėr atė tė Barcelonės. “Mesi ėshtė njė lojtar shumė i zoti dhe ėshtė njė kėnaqėsi e madhe tė luash me lojtarė tė tillė. Ngjajmė shumė, sepse tė dy gjithmonė duam tė shėnojmė dhe fitojmė. Leo ėshtė njė lojtar fenomenal dhe nuk ka njeri tjetėr nė botė si ai, sidomos pėr mėnyrėn se si e zotėron topin dhe nuk e lėshon asnjėherė atė nga kėmbėt e tij. Mesi dhe unė jemi njėsoj, sidomos nga mėnyra se si e shohim futbollin dhe e luajmė atė. Jam i bindur qė do tė jetė shumė bukur tė luash kundėr tij, edhe pse shpresoj qė njė ditė tė luaj pėrkrah tij. Eshtė njė futbollist i madh dhe qė ēdo trajner dėshiron ta ketė nė dispozicion tė tij”.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 22.04.08 16:51

    Zambrota: Manēesteri nuk ėshtė favorit!
    22 Prill Nė njė intervistė tė dhėnė pėr tė pėrditshmen spanjolle “El Mundo Deportivo”, mbrojtėsi italian i Barcelonės, Xhanluka Zambrota, ka dhėnė mendimin e tij pėr ndeshjen e ditės sė mėrkurė nė Champions League pėrballė Manēester Junaited. Italiani ka bėrė tė ditur se asnjė prej tė dyjave skuadrave nuk ėshtė favorite, por atė do ta tregojė vetėm fusha e lojės. Zambrota, i cili ka qenė pikė shumė e rėndėsishme pėr Barēėn kėtė sezon, shprehet i bindur se skuadra e tij mund tė bėjė mė tė mirėn, pėrballė njė Manēesteri i cili ėshtė nė njė formė shumė tė mirė. “Ndeshja me Manēesterin ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne dhe klubin tonė. Tė gjithė lojtarėt janė tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė dhe vlerėn e kėtij takimi, nė tė cilėt janė tė ndaluara gabimet. E dimė qė nuk do tė jetė e lehtė dhe pėr kėtė do tė na duhet tė luftojmė deri nė fund. Duhet tė jemi shumė tė pėrqėndruar dhe tė mos gabojmė pėr asnjė moment”, tha Zambrota, i cili nuk sheh asnjė favoritė midis dy skuadrave: “Manēesteri nuk ėshtė favorit, por as ne. Shanset janė tė barabarta dhe fusha e lojės do tė tregojė se cili ėshtė mė i miri. Pėr momentin nuk mund tė flasim pėr favoritė. Do tė jenė 180 minuta shumė intensive, nė tė cilat tė dyja skuadrat do tė mundohen tė bėjnė maksimumin. Mund tė ndodhė gjithēka, edhe pse ne jemi shumė optimist”. Pėr sa i pėrket kundėrshtarit, mbrojtėsi italian deklaroi me bindje se asnjė skuadėr nuk ėshtė e pamposhtur. “Kėtė sezon Manēesteri ka bėrė gjithēka mirė, por kjo nuk do tė thotė se ne do tė humbasim. Pėrkundrazi, ata nuk janė njė skuadėr e pamposhtur dhe nėse luajmė ashtu siē dimė, atėherė mund t’ia dalim mbanė. Ata kanė lojtarė tė mėdhenj si Kristiano Ronaldo apo Runi, tė cilėt kėtė sezon kanė shėnuar shumė gola, por edhe ne kemi yjet tonė”, tha kampioni i botės, i cili mendon se rikthimi i Mesit do tė jetė njė pikė shumė e rėndėsishme pėr Barcelonėn. “Leo ėshtė njė futbollist shumė i vlefshėm pėr ne dhe jam i bindur se do tė jetė shumė deēiziv nė kėto dy takime. Rikthimi i tij ėshtė njė forcė shumė e madhe pėr ne. Uroj qė gjiothēēka tė shkojė mirė”. Nė fund, Zambrota shprehu dėshirėn e tij pėr njė fitore tė thellė nė “Camp Nou”, nė mėnyrė qė Barēa tė sigurojė gjithēka qė nė takimin e parė. “E dimė qė do tė jetė shumė e vėshtirė, por mund t’ia dalim mbanė duke marrė njė fitore shumė tė rėndėsishme dhe tė jemi tė qetė nė takimin e kthimit”.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 22.04.08 16:52

    Nė Angli nuk kanė dyshime: Murinjo?Inter bien nė ujdi
    22 Prill Hoze Murinjo ka pranuar tė jetė trajneri i ardhshėm i Interit, ky lajm ėshtė bėrė dje i ditur nga shtypi anglez dhe mė saktėsisht nga e pėrditshmja “The Sun”. Por sipas tyre me tė do tė vijnė edhe Frank Lampad dhe Didier Drogba, pėr njė total prej 35 milion stėrlina, ose 43,7 milion euro. Sipas shtypit marrėveshja kishte ardhur nė fundjavė, dhe portugezi kishte rėnė dakord tė merrte drejtimin e Interit, vend qė aktualisht ėshtė i Roberto Manēinit. Por deri tani asgjė nuk ėshtė konfirmuar. Por ka qenė pikėrisht Murinjo, ai qė ia ka thėnė kėtė gjė disa miqve tė tij, duke i thėnė se kishte gjetur edhe dy objektivat e para. Ai i drejtohet Frank Lampard dhe Didier Drogba, dy tė cilėt kanė marrdhėnie shumė tė mira me portugezin. Ata nuk janė shumė tė pėlqyer edhe nga trajneri aktual i Ēelsit, Avram Grant, i cili nuk ėshtė gjetur kurrė mirė me tė dy. Mesfushori ėshtė cilėsuar nga Murinjo si “lojtari mė i mirė profesionist qė kam njohur ndonjėherė”. Lampard nuk ka patur njė marrdhėnie tė mirė qė prej finales tė Kupės sė Ligės tė humbur kundėr Totenhamit, nė fillim tė shkurtit. Lampard dhe Murinjo kanė mbajtur gjithmonė kontaktet me njėri?tjetrin, dhe tė dy mezi presin tė punojnė sėrish bashkė. Por pėrsa i pėrket Drogbasė, ka qėnė pikėrisht Murinjo ai i cili e tėrhoqi nga Marseja nė Londėr, nė vitin 2004. Qė prej asaj kohė karriera e tij ndryshoi nė anė pozitive. Nė kohėn kur Murinjo u pushua nga puna nga Roman Abramoviē, Drogba kishte deklaruar se: “kam humbur njė baba”. Fjalė tė cilat nuk e lumturuan trajnerin Grant. Izaeliti ėshtė kritikuar shumė se nuk ka ditur tė marrė maksimumin nga lojtari i Bregut tė Fildisht. Sipas shtypit anglez Morinjo ka hyrė nė tratativa me Interin qė prej kohės kur tekniku Manēini kishte deklaruar dorėheqjen nga klubi zikaltėr, mbas eliminimit nga Champions League, kundėr Liverpulit.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 22.04.08 16:54

    Milani: “Dinjo kushton shumė!”
    22 Prill

    Milani “frenon” nė pistėn Ronaldijo. Njė “stop” befasues dhe i menjėhershėm, i papritur, pikėrisht nė momentin kur gjithēka ishte vendosur. Fjalėt e administratorit tė deleguar kuqezi, Adriano Galianit, janė tepėr domethėnese dhe alarmojnė tifozėt e “Djallit”: “Nuk e di nėse marrėveshja do tė arrihet, sepse ne operacionet e merkatos i bėjmė nė kushte tė cilat i cilėsojmė si tė duhura: nėse do tė arrijmė tė kuptohemi me drejtuesit e Bacelonės, shumė mirė, ndryshe, do tė ndryshojmė objektiv. Pėr momentin nuk ka asnjė tė re”. Galiani, nė mbėrritjen e tij nė Ligė, dje ka sqaruar disa gjėra: “Nuk kam thėnė kurrė se ishim pranė arritjes sė marrėveshjes me Barēėn, por se me lojtarin kishim rėnė dakord. Nuk po bėj lojėra fjalėsh, por po them tė vėrtetėn”, shtoi zėvendės presidenti i Milanit, duke mos pėrjashtuar faktin se pėr brazilianin ėshtė hapur njė ankand i vėrtetė: “Pėr Ronaldinjon ka edhe skuadra tė tjera, jo vetėm Interi. Tashmė kam shumė vite qė bėj kėtė merkato dhe kėtu nuk ka asgjė tė ēuditshme: nėse Barcelona do tė pranojė kushtet tona, atėherė gjithēka do tė kryhet. Por, ka edhe njė muaj kampionat dhe ndaj kemi kohė”. Njė muaj nė tė cilin kuqezinjtė duhet t’i fitojnė tė gjitha ndeshjet pėr tė shpresuar te Champions: “Do tė besojmė deri javėn e fundit!”.

    Agjenti i Gatuzos: Nė bisedime me klubin

    Kladio Paskualin, agjenti i Xhenaro Gatuzos, ka folur pėr situatėn e klientit tė tij, duke bėrė njė ndėrhyrje telefonike pėr “Radio Kiss Kiss”: “Rino ėshtė njė milanist i lindur dhe e ndjen peshėn e fanellės kuqezi. Pavarėsisht nga ato qė thuhen, ai dėshiron tė qėndrojė te kjo skuadėr, por duhet tė sqarohemi me klubin, me tė cilin jem nė bisedime e sipėr”.

    Berluskoni fiton zgjedhjet, Milanit i jepet penallti!

    Tė dielėn, nė “San Siro”, ka ndodhur diēka qė ndoshta, nė njė situatė tjetėr, me pak fjalė, nėse presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, s’do tė kishte fituar zgjedhjet paralamentare nė Itali, s’do tė ishte verifikuar. Gjyqtari Farina ka akorduar dy penallti pėr kuqezinjtė, pėr dy ndėrhyrje jo edhe aq shumė tė rėnda, nga Modesta dhe Vixhiani, nė dėm tė Kakasė dhe Sedorfit. Nuk ndodhte prej shumė javėsh nė Serinė A dhe njė tifoz mund tė ketė menduar: “Duhet tė fitonte Berluskoni zgjedhjet qė tė jepeshin penallti nė favor tė Milanit”. Natyrisht, politika nuk ka tė bėjė, por ndoshta ndonjėherė interesat dhe influenca e saj kanė tė bėjnė drejtpėrdrejt me futbollin dhe tifozėt e Milanit kanė nisur tė mendojnė se kohėt do ndryshojnė dhe kuqezinjtė nuk do tė dėmtohen mė nė kampionat, ndoshta sepse filozofia e Gusonit qėndron plotėsisht: “Italianėve u pėlqen qė tė ngjiten nė karrcėn e fituesve...!”.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 10.05.08 11:28

    Morati: Po afron dita festės!
    10 Maj Masimo Morati ėshtė i lumtur qė do tė takohet edhe njėherė me Romėn nė finalen e Kupės sė Italisė. Presidenti i Interit, gjatė njė darke tė organizuar pėr “Inter Campus”, nė Argjentinė, ka ndjekur me interes tė madh gjysmėfinalen e dytė, mes Romės dhe Katanias, ku verdhekuqtė janė kualifikuar pėr finalen e 24 majit, e ila do tė zhvillohet nė “Olimpico” tė kryeqytetit: “Dueli me Romėn nė finalen e Kupės sė Italisė ishte i pritshėm, edhe pse Katania mbetet njė fushė e vėshtirė pėr t’u kaluar. Me Romėn ėshtė gjithmonė njė sfidė e veēantė, sepse tė dy ekipet kanė luftuar pėr dy vite radhazi nė kampionat, nė SuperKupa Italie dhe nė Kupa Italie, pra kanė qenė mė tė vazhdueshėm”. Interi ėshtė duke pritur sfidėn me Sienėn, qė tė dielėn mund t’i japė titullin zikaltėrve: “Jemi tė qetė dhe kjo pritje emocionuese nuk na frikėson aspak, sepse lojtarėt e dinė atė qė duhet tė bėjnė dhe se duhet tė fitojnė kėtė ndeshje, pėr t’i dhėnė tifozėve tė tyre mundėsi tė festojnė, ashtu si para njė viti, kur pikėrisht me Sienėn erdhi matematikisht titulli. Jam i bindur se do tė luajmė shumė mirė. Ky do tė jetė njė tjetėr kampionat i mrekullueshėm dhe duam qė t’i vendosim qershinė mbi tortė. Ndeshja me Lacion? Djemtė ishin tė motivuar dhe tė vendosur pas derbit. Mesa duket, Manēini i ka bėrtitur gjatė stėrvitjes...”.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 10.05.08 11:29

    Nedved nuk firmos!
    10 Maj Pas shtatė sezonesh te Juventusi, Pavel Nedved mund t’i japė lamtumirėn fanellės bardhezi, por sidomos karrierės sė tij si futbollist. Flitej preh kohėsh se e ardhmja e “arushės” ēeke ishte nė dyshim dhe se po afronte koha qė mesfushori bardhezi tė varte kėpucėt nė gozhdė, pas njė karriere tė lavdishme, nė tė cilėn pishmani i vetėm ka qenė i lidhur me Champions League, njė kompeticion tė cilin Pavel nuk e ka fituar asnjėherė. Por, dke ka ardhur konfirmimi, sepse mbledhja e zhvilluar nė selinė e klubit tė “Zonjės sė Vjetėr”, mes tij, agjentit dhe drejtuesve tė Juves, duke pėrfshirė kėtu Blankun dhe presidentin Xhilji, nuk solli asnjė “fryt”: Nedved nuk ka firmosur dhe rinovimi nuk ka ardhur. “Telenovela” vazhdon, edhe pse sinjalet e dhėna nga ky takim dhe nga fjalėt e Mino Raiolės, menaxherit tė mesfushorit bardhezi, nuk janė tė mira. Kontrata e Nedvedit ėshtė nė skadim. I pyetur nga gazetarėt e pranishėm, i pyetur nė lidhje me situatėn, Pavel u shpreh me ironi: “Si shkoi? Le tė themi shumė mirė...”, por pas syzeve tė diellit dhe njė fytyre tepėr serioze fshihet pakėnaqėsia dhe ndoshta vendimi i ish?”Topit tė Artė”. Sigurisht, ende nuk ėshtė thėnė fjala e fundit, por nė “seritė” e ardhshme do tė mund tė kuptohet mė shumė nė lidhje me kėtė temė, edhe pse shpresat pėr tė riparė Nedvedin nė fushė sezonin e ardhshėm, ose nė Europian, me fanellėn e Ēekisė, janė duke u shuar nga dita nė ditė”.
    [/b]

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 10.05.08 11:30


    Fergit s’i pėlqen festa e Boltonit
    10 Maj Sėr Aleks Ferguson ka besim te shoku i tij i vjetėr, Arēi Noks, pėr tė siguruar qė ėndrra pėr titull Manēester Junaitedit tė mos mbarojė nė javėn e fundit tė kampionatit. Junaitedi do tė sigurojė titullin e dhjetė tė Premier League ? tė 17?tin nė total nė kampionain anglez ? nėse mund Uiganin nė “JJB Stadium”. Por “Djajtė e Kuq” mund tė triumfojnė edhe nėse lėnė pikė, me kusht qė tė njėjtėn gjė tė bėjė edhe Ēelsi nė ndeshjen paralele ndaj Boltonit. Dhe megjithėse ėshtė i irrituar qė Boltoni e ka nisur festėn e mbijetesės qė njė javė mė parė pas fitoresa ndaj Sanderlendin, trajneri skocez shpreson te pėrqendrimi i tyre nesėr pasdite. Edhe nga Uigani kanė ardhur konfirmime pėr impenjim maksimal tė lojtarėve ndaj Junaitedit, kėshtu qė Fergi ėshtė pėrpjekur tė shtyjė edhe ata tė Boltonit tė bėjnė tė njėjtėn gjė. Por ai ėshtė gjithashtu i bindur qė Noks, dikur ndihmėsi i tij te Junaitedi por edhe tek Aberdini nė fillimet e karrierės, do t’i ketė bėrė gati pėr betejė lojtarėt para se tė mbėrrijnė nė “Stamford Bridge”. Noks ėshtė ndihmėsi i Geri Megsonit momentalisht nė “Reebok”. “Kam punuar me Arēi Noksin pėr shumė vite tek Aberdini dhe Junaitedi nė njė farė mėnyre, do tė doja tė ishte edhe ai nė fushė”, tha Fergusoni. “Atij nuk do t’i jetė bėrė qejfi kur ka dėgjuar qė lojtarėt e tij kanė festuar, dhe as Geri Megson, sepse kjo ėshtė njė ndeshje e rėndėsishme. Gjatė gjithė javės njerėzit kanė dyshuar te integriteti i Uiganit. Askush nuk e ka pėrmendur Boltonin. Tė dyja skuadrat kanė siguriar qėndrimin dhe nuk kanė asnjė problem. Por njėra feston dhe tjetra ruan pėrqendrimin pėr takimin kundėr Junaitedit. Ndryshimi nė sjellje mė ka habitur”. Duke menduar qė nė Uigan do tė nisen rreth 20 000 tifozė tė Junaitedit pėr tė festuar, Fergi ėshtė i bindur qė skuadra e tij nuk ka nevojė pėr ndihmesa tė asnjė lloji nga tė tjerėt. “E pata thėnė qė nė fillim tė sezonit qė kėtė vit gjėrat mund tė zgjidhen javėn e fundit”, tha skocezi. “Por tė paktėn e dimė qė e kemi vetė nė dorė titullin”. Fergusoni nuk ka ndėrmend t’u thotė lojtarėve tė tij se ēfarė po ndodh paralelisht nė Londėr, megjithėse e di qė kėtė punė do ta bėjnė tifozėt pėr tė. I pyetur nėse do tė lumturohej njėlloj pėr njė titull tė fituar nė bazė tė diferencės mė tė mirė tė golave, Fergusoni u pėrgjigj: “Po talleni? Diferenca mė e mirė e golave ėshtė njė faktor shumė i rėndėsishėm dhe ne e synojmė gjithmonė. Kam disa vite qė ua them kėtė kėtė. Kampionatin e fiton skuadra mė e mirė, nuk ka rėndėsi se si”.

    Elboy814
    super-administrator
    super-administrator

    Male
    Number of posts : 1069
    Age : 26
    Location : everywhere
    Job/hobbies : administrator
    Humor : joke
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-03-18

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by Elboy814 on 26.05.08 17:22

    njembedhjecja e vitit per 2008 nga te gjith kampionatet europiane

    1. Julio Cesar (Internazionale, Serie A)
    2. Jose Boswinga (Porto, Liga)
    3. Patrice Evra (Manchester United, Premier League )
    4. Carlos Cuellar (Rangers, SPL)
    5. Rio Ferdinand (Manchester United, Premier League )
    6. Danielle De Rossi (Roma, Serie A)
    7. Lionel Messi (Barcelona, La Liga)
    8. Cristiano Ronaldo (Manchester United, Premier League)
    9. Fernando Torres (Liverpool, Premier League)
    10. Luca Toni (Bayern Munich, Bundesliga)
    11. Franck Ribery (Bayern Munich, Bundesliga)

    dhe
    David James (Portsmouth, Premier League ),
    John Terry (Chelsea, Premier League),
    Marcos Senna (Villarreal, La Liga),
    Alessandro Del Piero (Juventus , Serie A),
    Karim Benzema (Lyon, Ligue 1)


    trajner Alex Ferguson (Manchester United, Premier League )

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 15.06.08 18:58

    Italia, pranė “humnerės”!
    14 Qershor Ka nga ata njerėz tė cilėt bėjnė mrekulli dhe quhen shejntorė, sepse veprimi i tyre ka sjellė pasoja tė mira, por ka edhe nga ata si Xhanluixhi Bufon tė cilėt presin penallti vendimtare, por nuk mund tė konsiderohen si “shpėtimtarė”, sepse barazimi 1?1 me Rumaninė ėshtė njė rezultat jo pozitiv pėr Italinė, por qė gjithėsesi mban “nė lojė” dhe ndezur shpresat axurre pėr t’u kualifikuar. Nėse portieri i Juves nuk do tė kishte pritur penalltinė e Mutusė, ndoshta tani do tė flitej pėr kampionėt e botės me valixhe nė duar, por fati i zi ka njė pjesė tė vogėl tė bardhė, sepse edhe pse beteja e dytė nuk ka parė fitues djemtė e Donadonit, nė atė tė fundit do tė duhen tre pikė, me ēdo kusht, ndaj Francės, rivalit mė “delikat” tė kėtyre viteve tė fundit. Italia ėshtė munduar qė tė ushtrojė presion, ka zbritur nė stadiumin e Zurihut me pesė zėvendėsime dhe lojtarė tė rinj, nė ndryshim nga skuadra me Holandėn. Por, as revolucioni nuk ka mjaftur, sepse Rumania e Piturkės ėshtė treguar “kockė e fortė” dhe i ėshtė pėrgjigjur me tė njėjtėn monedhė italianėve, me presing dhe sidomos agresivitet. Nė mesfushė ka qenė “epiqendra” e dyluftimeve, por as Pirlo, De Rosi, Perrota dhe Kamoranezi nuk kanė mundur tė bėjnė shumė, ashtu si Del Piero dhe Toni, edhe pse sulmuesi i Bajernit ka qenė i pafat, pasi i ėshtė anulluar njė gol i rregullt nė fund tė pjesės sė parė. Goli i Mutusė, pas njė gabimi tė Zambrotės ka ndezur shpirtin axurr, qė ka shkuar deri te barazimi i Panuēit dhe te shumė raste tė tjera. Nė fund, Bufon qė bėn shpėtimtarin, duke i pritur penalltinė Mutusė. Kampionėt e botės pranė “humnerės”, edhe pse s’ėshtė thėnė fjala e fundit...

    g-unit girl
    antar legjendar
    antar legjendar

    Female
    Number of posts : 1092
    Age : 25
    Location : do doja shum te isha ne ELB
    Job/hobbies : gjimnaziste/muzika dhe kercimi
    Humor : cka per ibret :P
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-06-15

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by g-unit girl on 15.06.08 19:01

    obobobo ca me shkrujt ktu mo?? :$
    kjo teme per cunat e forumit, smarr vesh sinqerisht

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 15.06.08 19:01

    Rehagel: Mund t’ia dalim!
    14 Qershor Greqia ka patur kohė tė mjaftueshme pėr tė gėlltitur humbjen e saj tė parė nė Euro 2008 dhe ėshtė e gatshme tė rikthehet nė garėn pėr kalimin e grupit me njė fitore ndaj Rusisė, deklaroi dje trajneri Oto Rehagel. Kampionėt nė fuqi e nisėn fushatėn e tyre europiane me njė humbje 2?0 ndaj Suedisė, por Rehagel ėshtė i bindur se kombėtarja e tij ka potencialin e duhur pėr tė shpresuar ende. “Jam i sigurt qė djemtė e mi do tė japin gjithēka qė kanė”, u deklaroi Rehageli gazetarėve tė premten. “Nė ditėt e para pas humbjes ishte e vėshtirė tė gėlltisje zhgėnjimin, por jam i sigurt se do tė tregojmė ndaj Rusisė qė e kemi kaluar zhgėnjimin dhe jemi gati tė luftojmė”. Rehagel, i cili nuk dha shpjegime mbi skemėn qė mund tė pėrdorė nė ndeshjen e sotme, pranoi se dėshiron qė skuadra e tij tė zhvillojė njė mė sulmuese se sa ndaj suedezėve. “Unė nuk ndaloj futbollistėt e i qė tė dalin pėrpara, por e vėrteta ėshtė qė ndaj Suedisė rezultoi e pamundur tė sulmonim aq sa donim, pjesėrisht pėr meritė tė kundėrshtarit dhe pjesėrisht pėr shkak tė dobėsive tona”, deklaroi Rehageli, qė nuk komentoi spekulimet mbi largimin e mundshėm tė tij nė rst humbje ndaj Rusisė. “Unė jam tepėr i vjetėr pėr tė rėnė nė kurthet tuaja”, deklaroi Rehagli pėrpara gazetarėve nė konferencėn e fundit pėr shtyp pėrpara ndeshjes. “16 skuadrat mė tė mira tė Europės janė nė Austri e Zvicrės dhe sė bashku me to edhe ne. Mendoj se njė objektiv i parė i madh u realizuar nė momentin qė u kualifikuam, por nėse i rikthehemi ndeshjes me Suedinė, problemi ynė i vetėm ėshtė qė na mungon njė Zlatan Ibrahimoviē. Ne kemi lojtarėt tanė, qė kanė potencialin e tyre dhe e dimė qė do tė jetė shumė e vėshtirė pas humbjes sė parė, por e di edhe qė jemi nė gjendje t’ia dalim mbanė”.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 15.06.08 19:02

    Aragones: Tė luajmė si me Rusinė!
    14 Qershor Sot, Spanja do tė pėrballet me Suedinė nė ndeshjen e dytė tė grupit, ku do tė kėrkojė kualifikimin dhe marrjen e vendit tė parė. Nė prag tė kėsaj sfide, tekniku i Spanjės, Luis Aragones, ka kėrkuar maksimumin nga skuadra e tij. Trajneri veteran ka bėrė tė ditur se do tė luajė me formacionin qė u pėrballė nė ndeshjen debutuese me Rusinė. “E dimė qė do tė jetė njė ndeshje shumė e vėshtirė pėr ne, por mendoj se skuadra ka forca pėr ta kaluar me sukses. Suedia ėshtė njė skuadėr shumė e rrezikshme, por nė mėnyrė qė tė marrim vendin e parė nė grup, duhet t’i fitojmė me ēdo kusht kėto tri pikė. Jemi pėrgatitur pėr kėtė sfidė dhe shpresojmė tė bėjmė mė tė mirėn tonė. Kemi zhvilluar njė ndeshje tė parė fantastike dhe mendoj se edhe pėrballė Suedisė duhet tė luajmė siē bėmė me Rusinė”. Pėr sa i pėrket formacionit titullar, tekniku i Spanjės tha: “Do tė luajnė po tė njėjtėt lojtarė si nė ndeshjen e parė. Kam vendosur tė mos ndryshojė asgjė, sepse siē dihet skuadra fituese nuk ndryshohet”, tha Aragones, i cili komentoi edhe rrezikun qė mban emrin e Zlatan Ibrahimoviēit: “Eshtė njė sulmues shumė i rrezikshėm dhe i fortė nė zonėn kundėrshtare. Duhet ta mbajmė sa mė larg portės, sepse nėse afrohet, atėherė bėhet shumė i rrezikshėm. Mendoj se kemi njerėzit e duhur pėr ta ndaluar Ibrahimoviēin, edhe pse e dimė qė do tė jetė shumė e vėshtirė, sidomos pasi asaj qė ai bėri me Greqinė”.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 15.06.08 19:02

    Torres: Me Luis, gjithēka nė rregull!
    14 Qershor I mėrzituri nė ndeshjen e parė pėrballė Rusisė, Fernando Torres, ka qartėsuar situatėn e tij me teknikun Luis Aragones, pasi ky i fundit e zėvendėsoi nė pjesėn e dytė tė takimit. “Unė ndihem shumė i qetė dhe i sigurt pėr tė bėrė mė tė mirėn time. Me Aragonesin ėshtė gjithēka nė rregull. Janė gjėra qė ndodhin nė fushėn e lojės dhe mbeten aty. Nuk ėshtė momenti pėr tė krijuar asnjė polemikė kur nuk ka, sepse e vėrteta ėshtė kėshtu. Luis Aragones mė ka mėsuar mua rregullat qė kur isha 16 vjeē dhe kjo mė bėn tė ndihem mė i qetė tani. Me Luisin gjithēka shkon shumė mirė dhe tė gjithė po mendojmė pėr Europianin”, tha Torres, i cili gjithashtu komentoi edhe sfidėn e sotme pėrballė Suedisė: “Unė mendoj se skuadra ėshtė shumė e bashkuar dhe po kalon njė formė shumė tė mirė fizike. Ndihemi tė gatshėm pėr tė bėrė mė tė mirėn tonė, por nuk do tė jetė e lehtė. Suedia ėshtė njė nga ato skuadra qė nė ēdo ndeshje kėrkojnė tė marrin maksimumin, por ne nuk do t’ia lejojmė. Kemi nevojė pėr k?_tri pikė dhe shpresojmė tė bėjmė mė tė mirėn tonė. Nėse fitojmė, atėherė do tė jetė gjithēka mė e lehtė pėr ne nė ndeshjen e tretė. E rėndėsishme ėshtė tė sigurojmė sa mė shpejt vendin e parė dhe mė pas tė mendojmė pėr ēerekfinalen”. Nė fund, dy fjalė pėr David Vijan: “Mė vjen shumė mirė pėr tė qė shėnoi tre gola. Nė pėrfundim tė ndeshjes me Rusinė mė falenderoi pėr pasimin te goli i parė. Nė fushėn e lojės ndihem shumė mirė me tė dhe shpresojmė tė vazhdojmė kėshtu”.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 16.06.08 17:29

    Snajder: Muzika dhe topi, sekreti i Holandės!
    16 Qershor

    Holanda e ka nisur Europianin nė mėnyrėn mė spektakolare tė mundshme, me suksesin 3?0 ndaj Italisė dhe 4?1 ndaj Francės, dy ndeshje nė tė cilat Uesli Snajder ishte prijėsi i padiskutueshėm i Holandės. Sė bashku me Van der Vartin, Snajder ka formuar njė dyshe krijuese nė mesfushėn e “tulipanėve” qė frikėson tė gjithė rivalė. I zgjedhur si “Njeriu i Ndeshjes” nė dy takimet e para tė Holandės nė grup, Snajder tregohet modest ndėrsa ndan meritat me tė gjithė skuadrėn. “Unė jam nė formė, por e gjithė skuadra ėshtė”, shpjegon Snajder, i cili festoi 24?vjetorin e tij me njė gol tė shkėlqyer fluturimthi ndaj Italisė. Henri e cilėsoi atė gol si me shumė fat, por efektshmėria e goditjeve nga larg tė Snajderit dhe saktėsia e tij pėrpara portės nuk i detyrohen aspak fatit. Mesfushori i Real Madridit ėshtė njė prej gjuajtėsve mė tė mirė nė botė dhe rrezikshmėria e tij nė goditjet standarte tashmė e njohur nga shumė kundėrshtarė qė e kanė vuajtur nė kurrizin e tyre. Ajo qė e bėn edhe mė tė veēantė Snajderin ėshtė aftėsia e tij pėr tė gjuajtur me tė dyja kėmbėt, aftėsi qė mbase ia ka mėsuar njė tjetėr specialist, Ronald Kumani, trajneri i tij tek Ajaksi. “Kumani ėshtė njeriu qė mė ndėrgjegjėsoi pėr cilėsinė e gjuajtjes sime. Atėherė ai vendosi qė tė stėrvitesha veēmas dhe tė praktikoja nė ēdo seancė stėrvitore gjuajtjet nga larg”, kujton Snajder.

    Megjithatė, Snajderi ka edhe njė sekret mė shumė, topin e pėrdorur nė kėtė Europian, i krijuar posaēėrisht pėr gjuajtės tė kalibrit tė Ueslit. “Europass” ėshtė njė “mallkim” pėr tė gjithė portierėt, pėr shkak tė trajektores sė tij tė ēuditshme qė ėshtė nė gjendje tė marrė dhe forcės nė gjuajtjet nga larg. “Eshtė e vėrtetė qė topi i kėtij Europiani favorizon futbollistėt teknikė dhe gjuajtėsit nga larg. Ky top merr menjėherė njė shpejtėsi tė pabesueshme”, rrėfen Snajder, qė ka edhe njė sekret tė dytė pėr tė treguar. 24?vjeēari ėshtė “DJ” i kombėtares holandeze. Me lejen e Marko van Bastenit, ai ėshtė i lirė tė vendosė muzikė nė ambientet ku qėndron skuadra, njė pėrzjerje midis hauzit dhe gruvit. “Mendoj se heshtja pėrpara se tė futesh nė fushė nė njė ndeshje i kontrakton futbollistėt. Pėrpara ndeshjes me Italinė, vendosa njė muzikė nė dhomat e zhveshjes. Muzika na lejoi tė relaksoheshim dhe hymė nė fushat e lojės tėrėsisht tė galvanizuar”, shpjegoi Snajder, qė e sheh gjithmonė e mė shumė kėtė Europian tė lyer me “portokalli”. “Ky ėshtė viti ku duhet tė fitojmė ose nuk do tė fitojmė kurrė mė. Kemi talentin, pjekurinė, shpejtėsinė dhe njė trajner tė madh. Nėse arrijmė tė qėndrojmė me kėmbėt nė tokė, atėherė jam i sigurt qė do tė fitojmė titullin”.

    DarkAngel
    antar ideal
    antar ideal

    Male
    Number of posts : 1926
    Age : 27
    Location : Pia Ime
    Job/hobbies : Sa kerkoni edhe ju...
    Humor : Tallje b***e me paramendim
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-04-06

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by DarkAngel on 16.06.08 17:30

    Riberi-Kupe: Na mungon Zidani!
    16 Qershor Francės sė kėtij Europiani i mungon Zinedin Zidan, Riberi dhe Kupe deklaruan tė dielėn. “Nėse do tė ishte Zizu, ai thjesht do tė merrte topin dhe do tė shėnonte tre gola i vetėm”, deklaroi Riberi pėrpara gazetarėve tė dielėn, dy ditė pėrpara ndeshjes pėrcaktuese ndaj Italisė nė Grupin C. “Prezenca e tij do tė na ndihmonte shumė nė kėtė moment”, deklaroi mesfushori i Bajernit. Zidan u tėrhoq nga kombėtarja pasi e udhėhoqi atė deri nė finalen e Botėrorit tė 2006?s, ndeshje nė tė cilėn u ndėshkua me karton tė kuq pas njė goditje tė famshme me kokė tė Materacit. “Futbolli francez humbi njė kapiten tė jashtėzakonshėm me tėrheqjen e Zidanit”, deklaroi Kupe, i pranishėm edhe ai nė konferencėn pėr shtyp. “Eshtė e pamundur tė zėvendėsosh lojtarin mė tė mirė nė botė. Ne po pėrpiqemi tė ndėrtojmė njė grup pa tė dhe ky ėshtė pjesėrisht problemi ynė, pasi ende nuk e kemi kuptuar qė Zidan nuk do tė jetė mė. Nė situata tė vėshtira si kėto mendojmė menjėherė pėr Zizunė dhe kjo tregon se ende nuk kemi arritur ta harrojmė atė”.

    Sponsored content

    Re: Lajme nga bota e futbollit

    Post by Sponsored content Today at 19:31


      Current date/time is 05.12.16 19:31